I çmenduri i pavijonit 3 Gjinia: Roman. Autori: Leonard Veizi. Shtëpia botuese: "Omsca – 1". Viti i botimit 2012. Faqet e librit 288. ISBN 978-9928-132-08-6

Mbi librin:

Ky roman është një triller psikologjik, nga të paktët e mirëfilltë shkruar prej një shkrimtari shqiptar. Ndonëse ngjarjet ndodhin dhe personazhet lëvizin brenda një hapësire të kufizuar, ato janë dinamike dhe secili prej tyre shfaqet me një profil të qartë dhe të plotë. "I çmenduri i pavijonit 3" është një vepër që shquhet për një frymëmarrje të gjerë, brenda së cilës ndeshen misteri dhe realiteti, pasioni dhe imagjinata, ambicia dhe pamundësia.

Ngjarjet që zhvillohen në roman nuk shfaqen si qëllim në vetvete, por atë burojnë natyrshëm nën peshën e kohës në të cilën ndodhin. Mospërcaktimi i një vendi të caktuar gjeografikisht dhe mënyra e trajtimit të veprës i japin asaj një përmasë të madhe.