I Am... Sasha Fierce
I Am... Sasha Fierce është albumi i tretë në studio i këngëtares amerikane Beyoncé. U publikua më 12 nëntor 2008 përmes kompanive Columbia Records dhe Music World Entertainment.
I Am... Sasha Fierce | |
---|---|
Studio album by | |
Realizuar | 12 nëntor 2008 |
Inçizuar | 2007-2008 |
Zhanri | Pop |
Gjatësia | 41:40 |
Etiketa | Columbia, Parkwood |
Në publikimin e tij origjinal, albumi u formatua si një album i dyfishtë, duke synuar të nxjerrë në pah personalitetin artistik dikotomik të Beyoncé-s. Disku i parë I Am... përmban balada pop dhe R&B më të ngadalta dhe me ritëm të mesëm, ndërsa disku i dytë, Sasha Fierce – i titulluar sipas alter egos në skenë të Beyoncé-s – fokusohet në këngë me elementët elektropop dhe europop.[1]
Pritja
RedaktoI Am... Sasha Fierce ishte një sukses masiv komercial dhe është një nga albumet më të shitur të shekullit të 21-të. Albumi u vlerësua me shtatë nominime tek çmimet Grammy në ceremoninë e 52-të të çmimeve Grammy në vitin 2010, duke fituar gjashtë prej tyre dhe thyer rekordin për më së shumti çmime të fituara në një natë nga një artiste femër. Albumi u promovua me publikimin e disa këngëve, duke përfshirë hitet "If I Were a Boy", "Halo" dhe "Single Ladies (Put a Ring on It)", të cilat u renditën në pozicione maksimale në shumë lista ndërkombëtare.
Referime
Redakto- ^ "AllMusic" (në anglisht).