I ndaluar për vajza
Të dhënat e përgjithshme
RedaktoAutorja:Norgard Kohlhagen
Lloji i librit:roman
Botuar:1984
Personazhet
RedaktoLeni,mamaja e Lenit,babai i Lenit,Ernsti,Hedi,Keti,Sani,Lili,Hanes,Ludvig,zonja Pastor,Inge.
RedaktoPërmbajtja
RedaktoLeni është një vajzë me shumë ëndrra dhe ideale për të ardhmen.Ajo nuk dëshiron të ketë një jetë të mërzitshme e monotone si e ëma dhe të gjitha femrat e tjera në shoqërinë e viteve 1914,që i lejonin vetes luksin për të dremitur drekave,për të bërë vizita tek njëra tjetra dhe për të bërë punë dore.Leni dëshiron të ketë një tjetër jetë,të jetë e pavarur,të punojë,të ketë liri mendimi dhe ç'është më e rëndësishmja të ketë në dorë frerët e jetës së saj. Në një grup rinor të quajtur 'zogjtë shtegëtarë Leni dëgjon shumë të reja rinore:të shpërthejnë në protesta kundër rregullave të rrepta në shkolla dhe nëpër shtëpitë e tyre,të jetojnë tërësisht në natyrë duke hequr qafe çdo gjë tjetër.
Por sa vlen kjo edhe për vajzat?
Shume shpejt Leni përjeton vështirësitë për të përmbushur pritshmëritë dhe për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat e saj më të mëdha.Në komunitetin e të rinjve,ajo fiton forcë vetëvlersim dhe vetëbesim .Leni do t'ia dalë mbanë të ketë një jetë të pavarur si dhe profesionin e saj mëse të dëshiruar.
Stili
RedaktoNjë rrëfim emocionues i cili na risjell mbrapa në kohë rreth viteve 1913-1919.Një tablo reale e jetës e gërshetuar me shumë mjeshtëri me figura letrare,ndër të cilat spikasin:metaforat,epitetet,ironia,simboli,similituda etj. Ky libër të rrëmben me temën që trajton,gjuhën e thjeshtë dhe të kuptueshme .Konçiziteti mbizotëron ,nuk ka shumë detaje të hollësishme .Ka tone rebele .'I ndaluar për vajzat' të lejon të depërtosh thellësisht në shpirtin e një vajze të re që dëshiron me gjithë qënien e saj të jetojë ndryshe jetën e saj.Kjo vepër sa ç'është ushqim për mendjen dhe për shpirtin,po aq është edhe art sublim. Autorja e mirënjohur gjermane Norgard Kohlhagen me anë të veprës 'I ndaluar për vajzat'përcjell mesazhe shumë aktuale tek lexueset femra që duhet të kenë forcë ,durim dhe vullnet për të ndryshuar për mirë jetët e tyre pa pasur nevojë për askënd.Ato duhet të bëjnë gjithçka për tu liruar nga zinxhirët që i rëndojnë shpirtrat.