IceWarp, Inc. është një kompani programuese, e cila ndodhet në Springfield. Kjo kompani ofron shërbimin e mesazheve, thirrjeve dhe zgjidhje teknike për biznese të të gjitha niveleve. Zyrat e kompanisë ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën Ҫeke. Fillesat e saj kompania i ka në vitin 1998 dhe në 2016 përdorej nga rreth 50,000 biznese në gjithë botën. Serveri për dërgimin e Mesazheve IceWarp është produkti bazë i IceWarp, i cili përdoret si alternativë e Microsoft Exchange.

Kompania IceWarp
LlojiPrivate
IndustriaKompiuter Programe Kompiuterike, Teknologji e Informacionit, Komunikim, Siguri, Email
Themeluar në1998
Zyrat qendrore,
ProdhimiServeri IceWarp Mail
Faqja e internetithttp://www.icewarp.com/

Ҫmimet

Redakto

Më 17 Qershor 2011 IceWarp u përzgjodh si një nga Red Herring si një nga 100 kompanitë më të suksesshme për teknologjinë në Amerikën Veriore, vlerësim të cilin e morën sërisht në 2012.[1] IceWarp gjithashtu fitoi çmimin nga Red Herring për 100 kompanitë më të suksesshme globalisht.[2]

IceWarp ka fituar çmime nga TMCnet në vitin 2011 dhe 2012 si produkti më i mirë i vitit për unifikimin e komunikimeve.[3]

Më 2016, IceWarp fitoi një çmim përsosmërie për gjetje zgjidhjesh në komunikime në kohë reale.[4]

Produktet

Redakto

Serveri për dërgimin e Mesazheve IceWarp është një server e-mail dërgues i cili integron të gjithë elementet komunikuese dhe vepruese të bashkëpunojnë në një zgjidhje të përbashkët. Duke qenë e implementueshme si në [[cloud|re] po ashtu dhe në vet ambientet e bizneseve, IceWarp është një nga mjetet më të mira për të shkëmbyer informacionet dhe idetë në kohë reale, jo në linjë ose me anë të pajisjeve celulare. Kjo platformë vepron si në Windows dhe në Linux[5]. Versioni i fundit i këtij produkti është 11.4.5. Dikur ky produkt quhej Serveri Merak Mail.

IceWarp gjithashtu po sponsorizon dhe ndihmon në zhvillimin e LibreOffice Online, një grup programesh që veprojnë në shfletues për veprimet e zyrave.[6][7]

Te dhëna shtesë

Redakto

Referimet

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto