Ifigjenia
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ifigjenia (greq. Ifigenia, lat. Iphigenia) - e bija e Agamemnonit, mbretit të Mikenës dhe gruas së tij Klitemnstrës. Ifigjenia u bë heroinë tragjike me madhësi të vërtetë klasike jo me vullnet të vetin, por "me lojë të pamëshirshme të fatit". Kur i ati i saj, Agamemnoni në krye të njësive të bashkuara akease u nis kundër Trojës, me tërë marinën hyri në limanin beotik, Aulida dhe për shkak të shtërgatës nuk ka mundur të dalë nga limani. Magjistari Kalkant i cili e përcillte ushtrinë, deklaroi që këtë shtrëngatë e ka shkaktuar hyjnesha e gjuetisë, Artemida, për dënimin që Agamemnoni e vrau drenushen e saj të shuguruar. Poqese Agamemnoni nuk dëshiron që e tërë ekspedita mos t'i dështojë, do t'i duhej që ta zbusë hyjneshën në mënyrë që për flijim do t'ia ofrojë bijën e vet Ifigjeninë. Në fillim Agamemnoni kundërshtonte, por më vonë u bë i vetëdijshëm për obligimet e veta ndaj ushtrisë së vet dhe ndërmarrjes së vet të tërësishme kështu që u pajtua me kërkesën e Kalkantit. E ftoj Ifigjeninë, dhe që me siguri të vijë, e porositi se mendon ta martojë me udhëheqësin ushtarak akeas më të bukurin dhe më trimin. Ifigjenia pa u vonuar erdhi me nënën e vet Klitemnestrën dhe vëllaun, Orestin) në Aulidë. Këtu mori vesh se në vend të dasmës po e pret vdekja në elter.
Vetvetiu kuptohet se Ifigjenia nuk ka dashur të vdesë. Ishte e re dhe e bukur, jetën e kishte përpara dhe, përveç kësaj, në të u zgjua dashuria ndaj Akilit, i cili e kundërshtonte flijimin e saj. Edhe Klitemnestra e mbronte në çdo mënyrë ashtu siç i ka hije nënës. Agamemnoni me dëshirë do të hiqte dorë nga ky flijim. Mirëpo, si kryekomandant pushtet të pakufishëm kishte vetëm në betejë. Kur nuk u përhap trigëllimi i armëve dhe tollovia e betejës, që i detyruar që t'i nënshtrohej vullnetit të ushtrisë. Ndërkaq ushtria kërkonte flijimin. Mosmarrëveshjen në kampin akeas dhe në zemrën e Agamemnonit, më në fund e zgjidhi vetë Ifigjenia. Në dobi të suksesit të ekspeditës vendosi që vullnetarisht ta flijojë jetën e vet.
Kur Ifigjenia iu afrua elterit mbretëronte një heshtje e thellë. Trimëria e vajzës u pëlqeu të gjithë mashkujve të pranishëm. Magjistari Kalkanti iu drejtua Artemidës që ta pranojë flijimin dhe që ushtrisë t'ia bëjë të mundshme lundrimin e sukseshëm dhe ngadhënjimin mbi Trojën. Pastaj e ngriti thikën e flijimit për ta therrë vajzën. Posa e preku tehu i thikës trupin e saj ndodhi mrekullia : në vend të bijës së Agamemnonit e theri drenushen e Arteimidës. Vetë hyjnesha e vendosi, atë në elter, kurse Ifigjeninë e mori.
Siç u tregua më vonë, Artemida e çon Ifigjeninë në Tauridën e largët (në Krimenë e sotme) ku e bëri priftëreshë në tempullin e vet. Këtu para trupores së shuguruar të hyjneshës është dashur që ta sakrifikojë të gjithë të huajët të cilët i sillte Toanti, mbret i Tauridës, pajtor i kësaj truporeje. Ifigjenia i ka shërbyer Artemidës taurike plot shtatëmbëdhjetë vjet të tëra, duke u frikuar pa reshtur se një ditë do të jetë e detyruar t'ia fusë thikën viktimës së pafajshme çfarë ka qenë edhe ajo vetë.
Gjatë tërë kësaj kohe Ifigjenia nuk ka dëgjuar asgjë për atdheun e vet. Nuk ka ditur se për dhjetë vjet të rrethmit ka rënë edhe Troja, se i ati i saj u kthye në shtëpi si ngadhënjimtar dhe se gjatë gostisë solemne të përgatitur për nderë të tij u vra prej duarve të vrasësve tinzakë. Nuk ka ditar se vrasja e tij u bë me urdhrin e të ungjit, Egistit, i cili në këtë krim e ka nxitur nënën e saj, Klitemnestrën me qëllim që pastaj të martohet me të dhe të bëhet mbret i Mikenës. Nuk e ka ditur as atë që vëllau i saj Oresti, pas shtatë vjetve i ka dënuar vrasësit e babait të vet dhe, sipas këshillës së zotit Apollon, ka qenë i detyruar që të shkojë në Tauridë që atje para trupores së Artemidës ta shpaguaj gjakun e derdhur të nënës së vet.
Oresti në këtë rrugë u nis i vetëdijshërn për rreziqet që i kanosen në të. As lundrimi nëpër det të rrezikshëm, as vrazhdësia e mbretit Toant nuk i dukeshin më të rëndë se brerja e ndërgjegjes me të cilën pas vrasjes së nënës e kanë ndjekur Erinitë, hyjneshat e hakmarrjes. I përcjellë nga kushëriri i vet, Piladi, erdhi deri te truporja e shuguruar, por këtu menjëherë i kapën ushtarët e mbretit Toant. Mirëpo, Ifigjenia, e cila ka qenë e detyruar që t'i bëjë flijë Artemidës pati mëshirë për ta. Posa mori vesh se robët e zënë ishin vendasit e saj, e ndëgjoi rrëfimin e tyre dhe së shpejti mësoi se Oresti është i vëllau i saj, ndërsa Piladi kushëriri i saj. Me këtë shpëtimi i tyre u vendos. Por edhe shpëtimi i Ifigjenisë nga Taurida.
Vendimin e vet Ifigjenia e zbatoi në vepër me mjeshtri. E bindi rnbretin Toant që, para se ta ofrojë flijimin, truporen e Artemidës dhe të dy të huajt duhet t'i lajë në ujë të detit. Si roje nderi mbreti ia cakton një aradhë ushtarësh. Kur Ifigjenia arriti te shkëmbi nën të cilin ishte e spirancuar anija e Orestit, u urdhëroi ushtarëve që të largohen për arsye se askush nuk ka guxuar ta shohë ritualin e fshehtë të spastrimit. Posa u larguan ushtarët, ua heq litarët me të cilët ishin të lidhur vëllau dhe kushëriri, e merr truporen e Artemidës dhe hyn në anije. Lundërtarët me tërë fuqinë i lëviznin rremat dhe larguan anijen prej bregut të detit. Mirëpo, pas një kohe të shkurtër shtërngata e madhe i afron sërish pranë bregdetit. Megjithatë, me sukses i ikin Toantit. Në tërë ngjarjen ndërhyri Athena dhe i urdhëroi Toantit që t'i lëshojë Ifigjeninë dhe përcjellësit e saj.
Kthimi nga Taurida Ifigjenisë nuk i solli lirinë. Ka qenë e detyruar që të mbesë në shërbim të Artemidës. Hyjnesha ia ka lejuar që tokën e largët dhe të huaj ta zëvendësojë me vendlindjen dhe hoqi dorë prej flijimit të njerëzve.
Ifigjenia u bë priftëreshë në tempullin e posangritur të Artemidës në breg të detit në qytetin atik Brauron. Aty jetoi pa burrin dhe pa fëmijë gjatë tërë kohës, deri sa vdekja nuk e çliroi nga fati i saj i kobshëm.
Ifigjenia është njëra prej personazheve rnë të dalluara të miteve greke, e cila jetoi deri më sot në skenë: në tragjedinë e Euripidit Ifigjenia në Tauridë dhe Ifigjenia në Aulidë (përafërsisht nga vitet 415-414 dhe 408-406. para e.s.) në tragjedinë e Rasinit Ifigjenia në Aulidë e vitit 1674., në Ifigjeninë në Tauridë të Gëtes (e vitit 1776) dhe në versione të ndryshme të mitit për Orestin. Sikurse dramaturgët edhe kompozitorët i ka tërhequr Ifigjenia. Pas Keiserit (Kajzerit) (viti 1699), Campreut (Kara preu) viti 1704), Domenico Scarlattit (Domeniko Skarlati) e vitit 1713), Porporeit (viti 1835), K.H. Graunit (1748), Jommellit (1751), Traettetit (1758) dhe të tjerëve mitin për Ifigjeninë e ka komponuar edhe Kristof Vilibald Gluk Ifigjenia në Aulidë e vitit 1772 dhe Ifigjenia në Tauridë 1779. Më në fund këtë mit e ka komponuar Rikard Shtrausi sipas libretos të Hugo von Hoffmansthalit (Hugo fon Hofmanshtalit).
Ngjarjet nga miti mbi Ifigjeninë janë ruajtur në piktura të vazave (më e bukura me emrin e Ifigjenisë gjendet në Muzeun Popullor në Palermo), ndërsa të kohës romake në piktura të shumta murale dhe relieve. Prej pikturave murale më të nojhurat janë veçmas dy : Flijimi i Ifigjenisë nga e ashtuquajtura shtëpi e poetit tragjik në Pompejë (e kohës rreth vitit 65. të e.s., sot gjendet në Muzeun Kombëtar në Napoli), dhe Ifigjenia në Tauridë nga shtëpia e Gaj Cecilit, përafërsisht e vitit 45. e.s. (poashtu nga Pompejet dhe sot gjendet në Napoli). Prej relieveve veçmas i njohur është Ifigjenia, Oresti dhe Piladi në Tauridë (përafërsisht nga shek. II para e.s.).
Prej veprave të pikturave të kohës së re meritojnë të përmenden veçmas Ifigjenia e Anselm Feurbachut (Anzelm Fojerbahut) e vitit 1862 dhe sot gjendet në Muzeun e Darmstadtit dhe Flijimi i Ifigjenisë i Giovani Francesco (Gjovani Françesko) Romanellit (e kohës rreth vitit 1660, sot gjendet në Muzeun Metropolitan në Nju-Jork.
Në lokalitetin antik Vravron, Brauroni antik, gjenden gërmadhat e tempullit të Artemidës. Pranë tyre vizitorëve(turistëve) u tregohet Varreza e Ifigjenisë.