Ilia Kromidha - Mjeshtër i Madh i Gatimit
Ilia Petro Kromidha u lind në vitin 1916 në Labovë të Madhe në qytetin e gurtë të Gjirokastrës dhe vdiq në vitin 1981 në Tiranë, Shqipëri.
Nga martesa me bashkëshorten Kaliopi Kromidha (Poga) lindën pesë femijë. Leonora Kromidha Vajza e madhe, Efigjeni Kromidha, Polikseni Kromidha, Anastasia Kromidha dhe djali i vetëm Dhimitraq Kromidha.
"Mjeshtër i Madh[2] i Kuzhinës"
Ilia Kromidha nga Labova e Madhe[3], qysh në moshën e fëmijërisë si të gjithë shokët e tij u largua nga fshati për një jetë më të mirë dhe për t’i ardhur në ndihmë familjes. Fillimisht e nisi punën në Këlcyrë e Vlorë dhe më pas zuri punë në Tiranë, si ndihmës kuzhinier në “Hotel-Restorant Internacional” .Me ndihmën e kuzhinierëve të vjetër, të talentuar e me përvojë, si dhe me vullnetin e dhuntinë e tij arriti shumë shpejt të spikasë me profesionalizëm në fushën e gatimit. Duke punuar qysh i vogël me specialistë nga vendi e të huaj, Ilia u bë shpejt njohës i teknologjive të gatimit jo vetëm të kuzhinave tradicionale shqiptare por edhe ato të huaja. Për disa vjet u shërbeu specialistëve rusë që punuan në ndërtimin dhe montimin e makinerive të Kombinatit të Tekstileve Tiranë, të cilët e falënderonin vazhdimisht për cilësinë e gatimit dhe kulturën e shërbimit.Kontributi i dhënë nga Ilia Kromidha për përgatitjen e kuzhinierëve të rinj ishte i madh dhe mbetet i paharruar. Nuk ka sot qytet në vendin tonë që të mos ketë kuzhinierë nga ata që ka mësuar e kualifikuar Ilia në shkollën e Kuzhinierëve “Hotel-Restorant-Internacional”. Kur na është dhënë mundësia të kontaktojmë me këtë brez kuzhinierësh, ata s’kanë reshtur së foluri me respekt e mirënjohje për ish shefin e tyre Ilian, duke shprehur për të respekt e dashuri për ndihmën e pakursyer që u ka dhënë në përgatitjen dhe arritjet si kuzhinierë profesionistë.Profesionalizmi e përkushtimi i shef Ilos, s’kishte si mos binte në sy të nomenklaturës së lartë qeveritare, kështu për vite me radhë, edhe pse nuk ishte anëtar i Partisë së Punës, talenti i shkëlqyer i tij, i dha mundësi shef Ilos të punojë në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare[4]. Kurdoherë që Shqipërinë e vizitonin delegacione të huaja, në drekat e darkat e shtruara në nder të tyre, nuk mungonte asnjëherë dora e mrekullueshme e mjeshtrit të talentuar të kuzhinës, "Usta Ilos". Usta Ilo gjithëmonë me profesionalizmin, urtësinë, e përkushtimin që e karakterizonte i përballonte me guxim ankthin që shoqëronte një detyrë e tillë.Në përgjithësi Ilia ka punuar në restorantet më të mirë që ka pasur Tirana në atë kohë, siç ishte Hotel-Restorant "Dajti”, me ambiente e hapësira pune të shkëlqyer dhe personel shërbimi të përgatitur teknikisht, i cili dallohej për shërbim cilësor e të kulturuar.Restorant “Drini” në qendër të Tiranës, për mjeshtrin e kuzhinës Ilia Kromidhën ishte qëndresa e fundit e punës dhe më e gjatë me detyrën e shefit të kuzhinës deri sa doli në pension.Por, edhe pse në pension, drejtuesit kryesorë të Tregtisë së Brendshme të asaj kohe, Kiço Ngjela dhe Vasil Kati duke njohur meritat dhe përvojën e tij të madhe e aktivizonin vazhdimisht në organizimin dhe përgatitjen e ekspozitave të ndryshme me gatime tradicionale, si dhe në konferenca e seminare të ndryshme.Kur në Tiranë u hap për herë të parë një restorant i posaçëm për gatimin e prodhimeve të detit (peshkut të freskët), mjeshtrin pensionist Ilian e caktuan drejtues teknik për të dhënë eksperiencën e tij kuzhinierëve të vendit.Ilia Kromidha, si një nga mjeshtrit e artit të kuzhinës të brezit të kaluar, kujtohet me nderim nga brezat e tanishëm për punën e pakursyer në ngritjen me një nivel cilësor të kuzhinës shqiptare. Vlera që Ilia Kromidha i ka dhënë artit të kuzhinës e bëjnë atë të paharruar edhe nga brezat e ardhshëm.
Shikoni dhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Titulli "Mjeshtër i madh"", Wikipedia, 2022-11-30, marrë më 2024-11-22
- ^ "Titulli "Mjeshtër i madh"", Wikipedia, 2022-11-30, marrë më 2024-11-22
- ^ "Labova e Madhe", Wikipedia, 2022-06-07, marrë më 2024-11-22
- ^ "Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare – Pyet Shtetin" (në anglisht). Marrë më 2024-11-22.