Para se te mbërrijmë në fshatin e dëshmorëve siç quhet Vunoi, kalojmë në krahë të fshatit te vogël Ilias, i ngritur në faqet e kodrës së quajtur Cikopulla. Numri i banorëve te fshatit nuk është me tepër se 200 dhe janë në regjistrin civil të Vunoit. Emri Ilias vjen nga emri i verës me të njëjtin emër që prodhohet nga vreshtat e bollshme.

Fshati Ilias

Një degëzim neper një rrugë të pa asfaltuar brenda fshatit të çon në Manastirin e Stravidhit. Ky manastir i përkushtohet Theotoqit dhe është ndërtuar mbi faltoren e lashtë te perëndisë dias dhe Artemisit, përëndeshs së gjuetisë. Është tashme traditë që në datën 15 të çdo gushti grumbullohen banorë nga gjithë zona për të festuar ditën e Shën Marise.

Pranë fshatit gjendet një bregdet fantastik, Zupa, që përfundon në një gremine madhështore e krijuar nga shembje tektonike.

Në Ilias udhëtari mund të vërej muret e vjetër të një kështjelle "Pirgu" që gjendet aty që prej 3000 vjetësh. Një pikë e rëndësishme është dhe Manastiri i Shën Theodhorit. Aty ku bashkohet përroi me detin çfaqet si një surprize për udhëtarin Plazhi i Gjipesë .