Ilir Gjipali
Ilir Gjipali arkeolog shqiptar në fushën e Prehistorisë që nga viti 1983 në Institutin e Arkeologjisë të Qendrës së Kërkimeve Albanologjike në Tiranë. Në vitet 1997 – 2008 ishte Zv/ drejtor i Institutit të Arkeologjisë dhe nga viti 2011 përgjegjës i Departamentit të Prehistorisë.
Gjatë periudhës 1983 – 2010 ka marrë pjesë në 50 ekspedita arkeologjike, drejtues e bashkëdrejtues në 13 projekte kërkimore nga të cilat 6 me partnerë të huaj. Gjatë dekadës së fundit kërkimet e tij në terren janë zgjeruar duke pasur si objekt studimi gjithë Epokën e Gurit (Paleoliti, Mezoliti dhe Neoliti).