Ilire Zajmi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ilire Zajmi gazetare pranë Radio Televizionit Publik RTK [1], shqiptare nga Kosova. Lindur më 1971 në Prizren. Me profesion është juriste e diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ka specializuar diplomacinë pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare, Qendra Rajonale për Studime Politike e Diplomatike. Ka kryer studimet për magjistraturë në degën e Gazetarisë dhe Komunikimeve Masive. Ka të botuar dhjetë libra: Përmbledhjen me poezi “Këmbanat e mëngjesit”, Prishtinë (1991), romanin “Fashitja e ëndrrave rrebele” Prishtinë (1996), libri publicistik “Un treno per Blace” botuar në Itali (Molfetta – Bari 1999), përmbledhjen me poezi “Baladë e bardhë” Prishtinë 2000. Librin publicistik "Nje tren per Bllace", 2011 Prishtine,librin studimor "Pamjet televizive dhe realiteti"(2011), permbledhjen me poezi " Amnesia" botuar ne Portugali (2011), romanin "Era" (2014), botuar ne Shqiperi,vellimin me poezi "C 'estla fin" ne gjuhen frenge , (2015) L'Harmattan,Paris, perbledhjen me poezi "Valsi i mesnates", (2016) Buzuku, Prishtine. Është bashkëautore në tre antologji: “Take të larta” botuar në Prishtinë në vitin 2002, në antologjinë “Gjuha e dashurisë poetike” botuar në Tiranë më 2006, dhe bashkëautore në antologjinë “Nënës” botuar në Tiranë 2007. Shkruan poezi, prozë si dhe merret me përkthime letrare nga gjuha angleze dhe italiane. Është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe e PEN qendrës. Një kohë të gjatë ka punuar si gazetare e redaktore e lajmeve në mediat e shkruara dhe në ato elektronike në Kosovë. Aktualisht punon në Radio Televizionin e Kosovës.
Ilire Zajmi | |
Emri | Ilire |
Mbiemri | Zajmi |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | kosovare |
Profesioni | gazetar |
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ "MEDIA CONTACT LIST". Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2011. Marrë më 30 dhjetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |