Ilirian Shima
Ilirian Shima ka lindur më 7.12.1964 në Tiranë. Punon mermerin, drurin, qeramikën dhe metalin që prej përfundimit të studimeve të tij në Akademinë e Arteve në Tiranë. Nuk e kishte të vështirë të merrte titullin skulptor, pasi i përfundoi mësimet në Liceun Artistik "Jordan Misja" me rezultate të larta në lëndët profesionale. Gjithë shkollimin e tij ia ka dedikuar skulpturës.
Për rreth një vit e gjysmë krijoi modele të reja në dru dhe qeramike, në ndërmarrjen artistike "Migjeni" në Tiranë e në vitin 1991 vendoset me banim në Athinë - Greqi. Por të gjitha ekspozitat e tij personale janë prezantuar në Greqi. E para daton në vitin 1991, atëherë kur shumë shqiptarë ende nuk ishin stabilizuar në vendet bujtëse. Iliri, sapo arriti, e gjeti mënyrën për të qenë i suksesshëm. Rrëfeu punën e tij. Ai e ka përcjellë artin e tij edhe në Shqipëri. Në vitin 2012, Ilirian Shima shpallet fitues i konkursit kombëtar për monumentin e Kongresit të Lushnjes.