Iliriana Koleka (1959) është një aktiviste, mësimdhënëse dhe shkrimtare shqiptare.[1]

Biografia

Redakto

Iliriana ka lindur në Tiranë më 29 korrik 1959. Ajo është me origjinë nga Vuno, fshat i Himarës, Vlorë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kryen në Tiranë si nxënëse e arritjeve të larta dhe më pas vazhdon në Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Fizikë (1977-1979). Në 1979 qeveria shqiptare bëri hapjen e parë drejt perëndimit, duke dërguar një grup studentësh të shkëlqyer në universitet e Austrisë, Italisë e Francës. Iliriana bënte pjesë në nëngrupin e Francës. Atje studion gjuhën frënge për një vit në fakultetin e letërsisë Bordeaux III (1979-1980), pastaj tre vjet fizikë në Bordeaux dhe Pau. Kthehet në Shqipëri në vitin 1984 dhe diplomohet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degën Fizikë e Specialitetit në 1985.

Pas kthimit në Shqipëri, punon si fizikante pranë Institutit të Kërkimeve Gjeologjike (1985-1992). Në vitin 1987, ajo botoi librin "Energjia e të nesërmes". Më pas, në 1993, emigroi në Itali me fëmijët. Në 2001, Iliriana bëhet doktore në Fizikë pranë Universitetit të Camerinos (MC) dhe merr titullin e Profesoreshë e matematikës për shkollat e mesme klasa A047, pas mbarimit të shkollës së mësimdhënies SSIS (2003-2005).[2]

Iliriana Koleka nisi të ushtrojë profesionin e mësueses së Matematikë-Fizikës në arsimin e mesëm nga shtatori 2005 dhe në vazhdim, duke ndjekur kështu gjurmët e nënës së saj Lica Kolekës, mësueses dhe edukatores së shkëlqyer të shumë breza nxënësish. Interesi i saj për poezinë është i hershëm, duke u rritur në një familje ku të dy prindërit i recitonin pjesë nga poezia shqiptare dhe botërore.[3]

Referime

Redakto
  1. ^ "iliriana koleka". www.sa-kra.ch. Marrë më 2024-06-12.
  2. ^ Qeriqi, Ahmet (2023-09-06). "Ahmet Qeriqi: Disa qaste meditimi për krijimtarinë dhe poezinë e Iliriana Kolekës". Radio Kosova e Lirë. Marrë më 2024-06-12.
  3. ^ admin (2015-02-24). "Me poeten Iliriana Koleka..." FjALA e LIRË - Arkivi. Marrë më 2024-06-12.