Ilirjan Beqiri është një politikan nga Maqedonia e Veriut .

Biografia

Redakto

Ai u lind më 5 mars 1968 në qytetin e Tetovës . Diplomoi për pikturë në Universitetin e Tetovës në vitin 1998. Në vitin 2002 ka magjistruar në Universitetin e Prishtinës . Në periudhën 1998-2002 ka qenë asistent në Fakultetin e Arteve të Bukura, kurse nga viti 2002 deri në vitin 2005 ka qenë profesor atje. Bekiri u bë ministër i Kulturës më 28 gusht 2006 [1], por më 12 prill 2007 u detyrua të jepte dorëheqjen pas ndalimit të shfaqjes “Tito” .

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Биография на Илирян Бекири, посетен на 12.05.2012.