Biografia

Redakto

Ilirjan Gjika lindi në qytetin e Fierit më 19 nëntor 1973. Pasi mbaroi Shkollën e Mesme të Përgjithshme "Perikli Ikonomi" në Fier, vazhdoi studimet e arsimit të lartë të Universitetit Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Histori - Filologji-së, dega Histori - Gjeografi gjatë periudhës 1992-1996.

Karriera

Redakto

Në shtator të vitit 1996 emërohet si mësues i historisë në Shkollën e Mesme të Përgjithshme "Zhani Ciko" në Patos. Pas 3-vjet pune si arsimtar transferohet në shtator të vitit 1999 si mësues në Shkollën e Mesme të Përgjithshme jo publike "Mësonjtorja Dertliu" në Fier. Po prej këtij viti vazhdon të jetë lektor për probleme të historisë dhe etno-kulturës pranë Tv Kombi, Fier. Në shtator të vitit 2001 deri në shtator 2003 jep mësim në bangat e Shkollës së Mesme të Përgjithshme "Janaq Kilica", Fier. Viti shkollor 2003-2004 e gjen si nëndrejtor në Shkollën e Mesme të Përgjithshme jo publike "Bota e Diturisë", Fier. 2004 - e në vazhdim, si lektor për probleme të historisë dhe etno - kulturës pranë Tv rajonal Apollon, Fier, si dhe bashkëautor në emisionin e përjavshëm "Gjurmime arkeologjike dhe historike" po të këtij stacioni televiziv. shtator 2004 - shtator 2006 punon si mësues në Shkollën e Mesme të Përgjithshme jo publike "Bazat e Shkencës", Fier. Në shtator të vitit 2006 e deri sot punon si mësues në Shkollën e Mesme të Përgjithshme jo publike "Numani", Fier. Gjithashtu iu bë oferta dhe paralelisht jep leksione si Pedagog Historian në Universitetin jo publik "Kristal" në qytetin e Fierit gjatë vitit shkollor 2008-2009.

Një nderim ky pas atij i vitit 2000, e në vazhdim, me aprovimin si "Kryetar i Shoqatës së Historianëve Fier". Në 2009 dekorohet në Burrel të rrethit të Matit si "Studiues i vitit" me titullin "Penda Budi" Krahas punës është marë në mënyrë të rregullt gjatë periudhës 1996 - 2008 si pregatitës dhe lektor në kurset para-universitare për konkurset e shkollave të larta në degët: Juridik, Shkenca Politike, Histori, etj. Pas një eksperiece dhe studimeve historike shumë vjeçare erdhi si rezultat botimi i librit të historisë së Fierit "Fieri në shekuj" botim ky i vitit 2004. Po në këtë vit del në botim monografia historike "Bir i denjë i Libohovës". Tezat më të njohura të punimeve të tij janë: Argumentimi i fakteve se Shën Pali nuk ka predikuar në Apoloninë e Ilirisë dhe se Kastriotët ishin me origjinë nga Mati. Gjithashtu Ilirjan Gjika ka qenë një nga lektorët kryesorë në prezantimet e librave të autorëve shqiptarë si: Prof.Dr.Pellumb Xhufi, Prof.Dr. Bardhosh Gace, Mustafa Nano, Maku Pone, Jakov Milaj, Shpresa Musaj Omer, Kristaq Shtëmbari e.t.j.


Shkrime

Redakto

Plakallarët E “Egnatias” [1]

Fieri, Qyteti I “Luleve” Dhe I “Urave” [2]

Varri i Zvërnecit dhe Aludimet rreth tij [3]

E Panjohura e Donikës [4]

A është martuar Skënderbeu në Ardenicë? [5]

Qyteti antik i Amantias [6] Arkivuar 18 shkurt 2020 tek Wayback Machine

Kur Jakov Milaj fliste për racën: Çfarë e ka prishur tipin shqiptar ! [7]

A është martuar Skënderbeu në Ardenicë?! [8]

Gurëzeza, qyteti i panjohur Ilir. [9] Arkivuar 18 shkurt 2020 tek Wayback Machine

Çfarë thuhet në librin e ndaluar për Skënderbeun [10]

Karaburuni ose Hunda e Zezë - Gadishulli i vetëm i Shqipërisë [11]

Shënime Dhe Konsiderata Rreth Kishës Së Kurjanit [12]

Kur Në Fier Vritej Një Gjeneral. Kryengritja E Fierit E 14 Gushtit 1935 [13]

Leon Rei, Francezi Me Zemër Shqiptare [14]

Tempulli I Shtyllasit, Një Faltore Apo Edhe Një Far Detar [15]

Libofsha, Gjashtë Shekuj Histori, Vlera Dhe Zhvillime [16]

Ahmet Kurt Pasha, dritëhijet e një personazhi me peshë historike [17]

Devolli apo Pirgu?! Historia e skelës mesjetare të Myzeqesë [18]