Ilo Panduku
Ilo Panduku (1914-1996) Lindi ne Korçë në vitin 1914 në një familje atdhetare. Ishte veteran i shquar i LANÇ, një ndër 200 themeluesit e PPSH si dhe Nendrejtor i Pergjithshem i PTT(PostëTelekomunikacioni) për vite radhazi. Veprimtaria e tij ndahet në disa periudha, si fillim ai u bë pjesë e Grupit Komunist te Korces prej nga më pas edhe u largua për te kontribuar për themelimin dhe vendosjen e grupeve rinore me fryme revolucionare në qytete të tjera bashkë me figura te tjera të LANÇ si Zef Malaj, Qemal Stafa, Emin Duraku, Kristo Themelko, Vasil Shanto, Niko Xoxi, etj. Në vitin 1939, nën akuzën per "Faje Politike", Trupi Gjykues dhe Prokuroria e Gjyqit Special në emër të Mbretit Zog, denon atë dhe 72 komunistë të tjerë me burgim. Pas reniës së mbretërisë dhe ardhjes së fashistëve, shumë prej 73 të dënuarve u arratisën dhe nisën luften e organizuar ndaj okupatoreve nazi-fashistë. Gjatë viteve të luftës Ilo ishte pjesë e Brigadës së XXII të Pezës ku sherbeu kryesisht si pergjegjes pranë repartit te ndërlidhjes. Pas çlirimit ai u emërua në pozicione të ndryshme pranë PTT, ku ndër te me te dallueshmet ishin postet e Drejtorit të PTT për Qarkun e Tiranës dhe Nen Drejtorit të Pergjithshëm të PTT. Ai eshte nderuar me shume medalje te shumta gjate viteve te socializmit, ku mund të dallohet “Ylli i Kuq”, “Medalja e Trimërisë”, “40 Vjetori i PPSH”, Titulli “Për merita të veçanta civile", etj.
Referime
Redaktohttp://gazetadielli.com/kristaq-pandukudrejtuesi-i-pare-i-bandes-vatra/