Ky artikull apo seksion është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!
Ky artikull duhet të përmirësuar në:  Pa referenca, Pa kategori, Nuk ka strukture te mirë, Nuk ka përmbajtje të mjaftueshme --Liridon 16 mars 2011 16:01 (CET)

Në dy dekadat e fundit të shek. XIX, përderisa me tërë fuqinë e vet dominonte romantizmi, në Francë paraqitet një drejtim (stil) I ri muzikor I quajtur ‘Impresionizëm’.                                   

Fjala ‘impresionizëm’ rrjedh prej fjalës frënge: “impression”,që d.m.th. përshtypje. Është term filozofik dhe estetik, I huazuar nga piktura franceze e Klod Monesë- Impression, Sunrise.

Baza „romantike” e impresionizmit qëndron në synimin që vetëm me frymëzime jashtëmuzikore të një figurshmërie dhe programimi të llojit të veçantë, ta shndërrojë gjithçka në figurë dhe në përpjekjen që mbresa të pasqyrohet me tinguj. Impresionizmi është në radhë të parë stil i artit figurativ, ndërsa në muzikë përzihen elementet e pikturimit tonik me përshkrimin e përjetimeve të paraqitura në pikturë. Faktori kryesor i pikturave dhe i atmosferave të ndryshme që pasqyrohen përmes muzikës, është harmonia; theksi vihet tek vlera koloristike e tingëllimit; elementi melodik në muzikën e impresionizmit është kthyer në fraza dhe në motive të shkurtra.

Këtu fokusi kryesor I kompozitorit nuk është në formën e muzikës, ashtu siç qe në klasicizëm dhe romantizëm, por mbi tingullin.

istrumentet qe krijojne ngjyra tingellore qe i lene mbresa jo te zakonshem muzikorer ,ky kompozim i takon stilit impesionist ku gjate shekujeve XIX dhe XX ai u nxit nga zhvillimet ne artin figurativ dhe letrar

Në frymëzimin impresionist kemi përdorimin e disa mjeteve shprehëse muzikore, siç janë: shkalla pentatonike, shkalla me tone të plota, harmoni të pasur, kombinime të veçanta të koloritit instrumental, melosi I viseve të largëta ekzotike, etj.

Stili impresionist lidhet thuajse tërësisht me një krijues të madh; me Klod Debysi, në veprat e të cilit edhe zhvillohet, modelohet si stil dhe arrin kulmin. Ai është mjeshtër i tingullit dhe I niansimit të tij. Mendonte, se muzika është „harmoni e panjohur e natyrës dhe fantazisë. Unë dëshiroj të këndoj për peizazhin tim të brendshëm”. Debysi ka dhënë në muzikë shembuj unikë të shkrirjes së elementeve të arteve të ndryshme. Edhe kompozitor të tjerë janë ndikuar nga Impresionizmi duke përfshirë: Moris Ravel, Ajzek Albenic, Xhon Alden Karpenter, Frederik Delius, Pol Djukas, Manuel de Falla, Çarls Tomlinson Grifs, Otorino Rispaja.

Koloriti instrumental-ngjyra e toneve te instrumenteve