Industria e gomës në Shqipëri
Më 1936 u ngrit punishtja e parë e gomës në Korçë me rreth 15 punëtorë për prodhimin e çizmeve, opingave dhe takave, për këpucë.
Prodhimi ishte artizanal dhe shumë i pakët. Më 1939 u ngrit në Durrës një punishte e vogël nga një shoqëri italiane. Të dyja këto punishte përpunonin gjysmëprodhimet e ardhura nga Greqia dhe Italia. Pas shtetëzimit të tyre më 28 nëntor 1948 u krijua fabrika e gomës “Kozma Nushi” në Durrës. Më 1950 filloi për herë të parë përzierja dhe përpunimi i brumit të gomës me lëndë bazë kauçuk natyror në makineri të reja. Në vitet 70 u projektua në vend dhe filloi të ndërtohet një fabrikë e re gome në Durrës.