Industria në Kosovë (projekt)
Me zhvillimin e degëve të tjera struktura e degëve industriale ndryshoi dukshëm.
Industria kosovare deri në fund të viteve të 80-ta arriti një nivel të konsiderueshem zhvillimi mirepo ne vitet e 90-ta u be ngecje ne zhvillim,prodhim,punesim,eksport etj.
Kjo fazë dhe lufta ndikuan në rënien e plotë të industrise se sektorit shteteror-shoqeror. Pas lufte,Kosova ishte ne gjendje te rende ekonomike dhe sociale,ne gjendje emergjente ku duheshin siguruar shume gjera. Pasi kaloi faza emeregjente filloi procesi i komercializimit te fabrikave gje e cila nuk shkonte ashtu sic ishte parapare . Industria e ardhshme e Kosoves duhet te ballafaqohet me tregun e hapur te brendshem dhe me tregun konkurrent te jashtem e qe nuk eshte lehte te sigurohet kur dihet se industria jone do te ballafaqohet me shume probleme.
Ndër industritë më të njohura në vendin tonë janë:
Metalurgjia me ngjyra dhe metalurgjia e zezë
RedaktoNe minierat e njohura te Kosoves ne vitin 1988 u nxorren 1.3 milion ton xehe plumbi e zinku. . Prej kesaj sasie te xeheve u prodhuan 83 000 ton te rafinuar ,48.5 000 ton zink elektrolit,95 ton argjend ,45 000 ton koncentrat plumbi,42 ton koncentrat zinku dhe 119 000 ton koncentrat piriti.. Me mbylljen e minieres se Stantergut dhe minierave te tjera pas largimit te punetoreve shqipetare, shkritorja e Zvecanit punoi edhe disa vite me kapacitet te zvogeluar nga koncentratet e importuara.
Prej kohes se luftes dhe pas saj kjo industri pothuajse ka pushuar dhe per aktivizimin e saj duhej mjete financiare dhe te zgjidhen disa probleme te tjera .Ne kohet me te reja ka perpjekje te vogla per t'i aktivizuar minierat. Me qellim te perpunimit te metutjeshem te plumbit e zinkut ne Mitrovice u ndertua fabrika e akumulatoreve per automjete,ne Peje fabrika e baterive industriale ,ne Gjilan fabrika e e baterive nikel-kadmium etj. Ne Kosove metalurgjia e zeze ishte e prezentuar me fabriken e tubave te salduara ne Ferizaj. Duke u bazuar ne xehet e nikelit ne vitin 1984 filloi prodhimin kombinati modern i feronikelit ne Drenas. [1]
Prodhimi i energjisë elektrike
RedaktoPara se te ndertoheshin termocentralet Kosova furnizohej me rryme nga HC i "Radavcit" te Peja , I "Kozhnjerit" te Decani, i "Dikancit" te Dragashi. Ndersa ne ditet e sotme eshte duke u ndertuar edhe hidrocentrali i Zhurit ne fshatin Zhur. Ana e Dukagjinit ka mundesi te medha per te shfrytezuar potencialet e lumenjeve qe rrjedhin neper grykat lumore,por nevojiten sasi te medha mjetesh financiare.
Duke u bazuar ne rezervat e medha te linjitit ,nga viti 1961 e deri ne vitin 1975 u ngriten pese termocentrale te "Kosoves B" me kapacitet 678 MW . Me sasine e prodhuar te rrymes dikur Kosova jo vetem qe i plotesonte kerkesat e veta por i jepte rryme edhe pjeseve te tjera te ish-Jugosllavise. Ne periudhen e pas-luftes Kosova kishte probleme te medha ne furnizim te rrymes elektrike.Per t'u evituar te gjitha problemet me energji elektrike jane duke u bere plan-projekte per ndertimin e Kosoves C. [2]
Industria e metaleve
RedaktoIndustria e metaleve eshte relativisht e re ngase objekti i pare i kesaj industrie u ngrit ne vitin 1968 ne Peje (Fabrika e autopjeseve),pastaj fabrika e amortizatoreve ne Prishtine. Ne Prizren punonte fabrika "Famipa" e cila prodhonte pajime per kuzhina te praruara me argjend dhe ari.
Industria metalike "Metaliku" ne Gjakove,"Metalci" ne Janjeve,"Vinexi" ne Viti,e armatures metalike ne Podujeve,ishin bartesit e kesaj industrie ne Kosove . Kjo industri ne Kosove prodhonte edhe vegla te ndryshme :ambalazh metali,stufa,konstruksione nga llamarina e hekuri dhe ene te aluminit. [3]
Industria e jometaleve
RedaktoKosova eshte e pasur me jometale :magnezit,laporcimento,kaolin per pllaka,argjile,kuarc,bentonit,zhavorr etj. Kaolini i nxjerre ne Karaceve sillej ne Dardane(Kamenice) ku prodhoheshin pllakat e qeramikes.
Ne Kaçanik prodhohej gelqerja e pashuar dhe e shuar .Ne Han te Elezit punonte cimentorja. Ne disa fabrika te materialit ndertimor prodhoheshin tullat ,bllokat dhe tjegullat. Industria e jometaleve ne Kosove ka mundesi te mira zhvillimi,andaj edhe duhet perkrahur.[4]
Elektroindustria
RedaktoKjo industri ne Kosove filloi te zhvillohet ne vitet e 70-ta dhe prodhonte elektromotor,rrotomakina,akumulatore,transformatore ,celesa elektrik etj. Fabrika e elektromotoreve gjendet ne Gjakove ,e ujtive ne Ferizaj ,e akumulatoreve dhe baterive ne Mitrovice,Peje,Gjilan dhe Kastriot.
Ne kete dege kane qene te punesuar mbi 4000 punetore.[5]
Industria ushqimore
RedaktoKjo industri ka filluar te zhvillohet me heret dhe ka vazhduar te zgjerohet tere kohen .Ne fabrikat e ndryshme te kesaj industrie jane prodhuar shume artikuj si:mielli,buka,sheqeri,birra,alkooli,recele te ndryshme ,vajera te rafinuara etj. Objektet e kesaj industrie gjendeshin ne shume qendra te Kosoves, varesisht prej lendes se pare dhe faktoreve te tjere. Ne Fushe-Kosove ndodhet "Mulliri ","Thertorja","Kosovarja",ne Peje fabrika e alkoolit ,maltit dhe birres.
Ne Gjakove,Suhareke e Lipjan gjenden fabrikat e lengjeve si: "Ereniku","Schweppsi","Coca-cola".Ne Krushe te vogel, Rahovec dhe Suhareke gjenden bodrumet e veres. Ne kohet e reja jane ngritur disa reparte nga kjo industri ne sektorin privat dhe pas procesit te privatizimit u rrit edhe numri i fabrikave te ketij lloji. Kjo industri do te mund te luante rol te rendesishem ne zhvillimin e bujqesise dhe ne mbajtjen e popullesise ne viset rurale.[6]