Industria shqiptare e veshjeve
Para Çlirimit veshjet përgatiteshin nga zejtarët dhe në ekonomi shtëpiake. Me bashkimin e zejtarëve, në vitet e para të Çlirimit u organizuan kooperativa rrobaqepësie. Ndërmarrja e parë e veshjeve u ngrit në Tiranë mbi bazën e kooperativës së rrobaqepësisë “Ylli i Kuq”. Me zhvillimin e industrisë tekstile u krijuan kushte për ngritjen e industrisë së veshjeve. Para 90-s, industria e veshjeve u shtri në të gjithë qytetet e vendit dhe arriti kulmin e prodhimit në vitin 1982, kur sipas dokumentave të kohës artikujt e industrisë së veshjeve plotësonin nevojat e popullsisë, dhe një pjesë eksportoheshin.