Infeksionet te fëmijët
Infeksionet te fëmijët
RedaktoDisa prej infeksioneve të fëmijërisë janë:
- Lija e dheneve që shkaktohet nga virusi Varicela zoster,
- sëmundja dorë-këmbë-gojë,
- shytat,
- eritema infektive(sindoma e faqes së skuqur).
Menyra e transmetimit te infeksioneve
Redakto-Lija e dheneve transmetohet në lëngun që rrjedh nga puçrrat ose nga stërkala pështyme që përhapen përmes frymës.Po të sëmuresh njeherë me linë e dheneve,normalisht fiton imunitet për të gjithë jetën, por virusi mbetet i fjetur në trup dhe mund të shkaktojë herpes zoster(zjarri I nates)me vonë.
-Infeksioni dorë-këmbë-gojë përhapet nga stërkalat e pështymës që barten me anë të frymëmarrjes,veçanërisht kur dikush që e ka virusin kollitet apo teshtin.Ajo mund të kalojë nga jashtëqitja në duar për javë të tëra pasi fëmija I infektuar është shëruar.
-Sëmundja eritema infective(sindroma e faqes së skuqur)përhapet nga stërkala pështyme të transmetuara përmes frymës ose nëpermjet teshtimës.
Periudha e inkubacionit
Redakto-Virusi lija e dheneve ka një periudhë inkubacioni prej 10-21 ditë dhe pacienti është infektues një ose dy ditë para se të dalin puçrrat deri kur njollat e fundit te zënë kore.
-Sëmundja dorë-këmbë-gojë do tre deri në pesë ditë për tu zhvilluar,por shkakton vetëm një shqetësim të vogël në shumicën e fëmijëve dhe zgjat tre deri në shtatë ditë.
Simptomat e para
Redakto-Për shkak të infektimit nga lija e dhenve fëmija mund të ndihet jo mirë nga ethet,humbja e oreksit dhe ndoshta dhimbja e fytit.Pastaj njolla të vogla shfaqen fillimisht në kokë dhe fytyrë,pastaj përhapen në stomak,shpinë,krahë dhe këmbë.Brenda pak orësh ato shëndrrohen në flluska të vogla të mbushura me lëng.Brenda tre deri katër ditesh flluskat formojnë kore të verdha që të kruhen,të cilat bien pas rreth dhjetë ditësh.Njollat mund të vazhdojnë të shfaqen deri në pesë ditë.
-Simptomat e para për fëmijen e infektuar nga semundja dorë-këmbë-gojë janë humbja e oreksit dhe ethe.
-Shytat janë zakonisht një sëmundje e lehtë,shpesh pa simptoma të dukshme, infeksioni mund të qojë në komplikime,përfshirë meningjitin,encefalitin apo shurdhërine e përhershme në një vesh. Simptomat normale të shytave përfshijnë ethe dhe ndoshta dhimbje koke, humbje oreksi, ngurrim për tu gelltitur madje edhe për të folur.
-Sëmundja e faqes së skuqur është një infeksion i lehtë viral me simptoma sit e rubeolës, ndër të cilat edhe një skuqje të ndritshme në faqe.
Mjekimi
Redakto-Sa i përket semundjes se Lijes se dheneve nëse jeni e bindur se është po ajo dhe fëmija juaj zakonisht i kalon kollet dhe të ftohurat lehtë mund ta mjekoni infeksionin vetë. Konsultohuni me mjekun nëse fëmija nuk është mirë, nëse jeni e shqetësuar ose nëse njollat skuqen dhe japin dhimbje,sepse ato mund të kenë nevojë për trajtim me një kremë antibacteriale. Ne fillim i matni temperaturën. Nëse është e lartë,jepini paracetamol. Prisni thonjët e fëmijes për ti minimizuar lëndimet nga kruarja dhe lyjeni me locion kalamine, ose me një pastë të përbërë nga sodë buke dhe ujë, duke e instruktuar atë të shtypë, ose ta pickojë, por jo të e kruaj. Fëmija duhet të bëjë banjë cdo ditë me ujë të ngrohtë ku të jetë hedhur sodë buke.Mbajeni në vend të freskët dhe visheni me rroba të lirshme pa llastik. Nëse ka floke te gjatë, mblidhjani lartë.
Sëmundja dorë-këmb-gojë mund të kurohet me paracetamol. Fëmija ka nevojë të zhvishet në të mbathura për ti qetësuar ethet dhe të pijë shumë pije të freskëta. Nëse fëmija është i sëmurë nga shytat dhe përkëqesohet derisa ju prisnit të përmirësohet duke kontaktuar mjekun. Ai mundë të shërohet plotësisht por mund të marrë një infeksion sekondar pak ditë më vonë. Kontaktoni menjeherë mjekun nëse fëmija tregon ndonjërën nga simptomat e mëposhtme: ndryshim të humorit, irritohet ose përgjumet, ngurron ta përkulë kokën përpara, mungesë qëndrueshmërie ose konfuzion, dhimbje stomaku ose të vjella.Si masë parandaluese që sëmundja eritema infektive të mos zgjasë shumë fëmija duhet të mos ekspozohet në dritën e ndritshme të diellit, për disa muaj pas shërimit.
Referimet
RedaktoRritja e fëmijës Practical Parenting