Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), është organi mbikëqyrës i Policisë së Kosovës, i cili sigurohet që të zbatohet ligji nga zyrtarët e PK-së gjatë ushtrimit të detyrës. Në raste të caktuara, IPK merr vendime për ndalimin apo ndëshkimin e shkelësve të ligjit ndër pjesëtarët e Policisë.[1]

Historia

Redakto

Agjencioni kombinon dy funksione primare në ndjekje të parimeve të përgjegjësisë dhe transparencës – shtyllat e policisë demokratike:[2][1]

• Parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi i veprave penale të kryera nga punonjësit e Policisë,pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj, përfshirë edhe hetimet mbi incidentet e profilit të lartë disiplinor si dhe hetimin disiplinor të zyrtarëve policor me gradën më të lartë të nivelit të lartë të menaxhimit dhe zyrtarëve të lartë të nivelit ekzekutiv.

• Inspektimi i strukturave dhe funksioneve të Policisë së Kosovës (PK) për të siguruar llogaridhënie,efektivitet dhe efikasitet në zbatueshmërinë e ligjeve, akteve nënligjore dhe procedurave standarde të operimit në fuqi.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "IPK". ipk.rks-gov.net. Marrë më 2024-11-21. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "IPK". ipk.rks-gov.net. Marrë më 2024-11-21. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)