Institucion shëndetësor është institucion i themeluar nga personi juridik dhe fizik, pa marrë parasysh formën e pronësisë dhe organin mbikëqyrës që është i autorizuar të ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësor me licencën e punës, të lëshuar nga autoriteti shëndetësor. [1]

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ LIGJIN PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E QYTETARËVE NË KUJDESIN SHËNDETËSOR Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine

LIGJIN PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E QYTETARËVE NË KUJDESIN SHËNDETËSOR KAPITULLI I DISPOZITAT THEMELORE Neni 1 Me këtë Ligj përcaktohen të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor dhe mekanizmat e mbrojtjes dhe të sigurimit të këtyre të drejtave dhe përgjegjësive. Përkufizimet Neni 2 2.1. Për qëllimet e këtij Ligji termat vijuese, kanë këto kuptime: a.Qytetar: personi, bartës i lejes së qëndrimit, të lëshuar nga autoriteti kompetent, që është valide për territorin e Kosovës ose personi i kualifikuar si refugjat ose si viktimë e huaj e trafikimit, në pajtim me ligjet përkatëse; b.Punëtor shëndetësor: profesionist shëndetësor, nga neni 86 i Ligjit për Shëndetësi të Kosovës, i cili është i licencuar për ushtrimin e pavarur të veprimtarisë shëndetësore; c.Kujdes shëndetësor: masat dhe aktivitetet që ndërmerren në territorin e Kosovës, nga institucionet shëndetësore, punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët, në veçanti, që kanë për qëllim përparimin e përgjithshëm të mirëqenies fizike, mendore dhe sociale të qytetarëve;