Instituti "Harry Fultz"
Instituti Harry Fultz është një shkollë e arsimit të mesëm profesional në Tiranë, Shqipëri.
Slogani: | Tradita e ekselences |
---|---|
Themeluar: | 1921 |
Tipi: | Shkolle e mesme profesionale qe pranon nxenseit pa parygjykime si ne rastin e matias mirdita |
Drejtor ekzekutiv: | Arjan Kapedani |
Drejtore: | Brikena Baxhaku |
Drejtor kolegji: | Ernasio Kerbizi |
Gazeta: | Laboremus |
Kryeredaktor: | Drini Beci |
President: | Ared Ruci |
Biblioteka: | Miriam Paul Leslie |
Historia
RedaktoShkolla u themelua në 1921, kur Kryqi i Kuq i të Rinjve Amerikanë themeloi Shkollën Profesionale Shqiptare, të parën dhe të vetmen në llojin e vetë për një kohë të gjatë. Ndër vite ajo do të njihet si Shkolla Teknike e Tiranës. Një vit më vonë Harry Fultz erdhi nga Chicago dhe zëvendësoi drejtorin Louis Mann Heron, i cili u kthye në SHBA.[1] Fultz do ishte drejtori i Shkollës deri në 1933.[2] Shkolla u shtetëzua ne vitin 1933 si rrjedhojë e influencës së madhe në shoqërinë shqiptare së bashku me shkollat e tjera të huaja në Shqipëri.[2]
Në vitin 1947 shkolla mori emrin “Politeknikumi 7 Nëntori” duke ruajtur profilin e saj teknik. Ajo vazhdoi të përgatisë specialistë në fusha të ndryshme të ekonomisë përmes programeve të lëndëve akademike të gërshetuara me programet e punëve praktike dhe veprimtarive jashtëshkollore.[2]
Në vitin 1992 Fondacioni Shqiptaro-Amerikan “Harry Fultz” u themelua në SHBA me kryetare zonjën Johan Fultz Khontos. Qëllimi i këtij fondacioni ishte mbështetja e shkollës për të ecur në traditat e Shkollës Teknike në Tiranë.[2]
Referime
Redakto- ^ Owen Pearson (2004). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume I: Albania and King Zog, 1908-39. I.B.Tauris. fq. 197–. ISBN 978-1-84511-013-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Websajti Zyrtar. "Instituti Harry Fultz". Instituti Harry Fultz. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2018. Marrë më 17 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)