Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni (ITSHKSHM), me seli në Shkup, është institucioni i parë dhe i vetëm në Republikën e Maqedonisë, i cili merret me ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e trashëgimisë kulturo-historike të shqiptarëve në këtë pjesë të Ballkanit.

ITSHKSHM u themelua me vendim të Qeverisë së Maqedonisë, më 27.03.2007, si institucion publik shkencor, dhe u përurua solemnisht më 22 nëntor të vitit 2007, me rastin e 99 vjetorit të Kongresit të Alfabetit shqipManastirit. Është njëri nga shtatë institutet publike shkencore në Republikën e Maqedonisë, puna e të cilit rregullohet në bazë të Ligjit për veprimtari hulumtuese-shkencore.

Selia e parë ku u vendos ky institut ishte në Kurshumlihan të Çarshisë së Vjetër, ndërsa tani ndodhet në objektin e ish-Ambasadës Amerikane në Shkup, i pajisur me inventar dhe kushte relativisht të mira të punës kërkimore-shkencore. Prej themelimit e deri më tani, ITSHKSHM u drejtua nga Dr.Mirushe Hoxha, Dr.Ramiz Abdyli, Dr.Naim Halimi (u.d.), Dr.Shefqet Zekolli, ndërsa drejtor aktual është Dr.Skender Asani.