Instituti i studimeve për Çamërinë
Instituti i studimeve për Çamërinë (ISÇ) është një organ jo-fitimprurës.
Ai u themelua në maj të vitit 2004 në Tiranë nga një grup prej 17 intelektualësh të fushave nga më të ndryshme të shkencave politike, juridike, historike, sciologjike, të mardhënieve ndërkombëtare etj. ISÇ është regjistruar dhe funksionon në bazë të Statutit dhe rregullores së vetë, në harmoni me ligjet e shtetit shqiptar dhe të drejtës ndërkombëtare.