Integrali kurbolinear
Një integral kurbolinear është një integral i përkufizuar mbi një kurbe. Le te supozojmë se kemi një kurbe ne hapësire, për thjeshtesi marrim një hapësire 2-dimensionale ne mënyre që te marrim një kurbe planare. Ne mënyre arbitrare zgjedhim një orientim te kurbes. Tani kurba quhet e orientuar. Një hark quhet i orientuar kur fillon ne një pike a dhe mbaron ne një pike b. Ne diskutimin e mëposhtëm ne do te supozojmë që kurba përbehet nga një numër shume te madh (por te fundem) harqesh.