Inteligjencat e shumefishta
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Dr.Harward Gardner psikolog dhe profesor i neurologjise nga universiteti Harvard ,zbuloi teorinë e inteligjencave të shumëfishta ne vitin 1983.Sipas tij njerëzit kanë nëntë lloje të ndryshme inteligjencash te cilat pasqyrojnë mënyra të ndryshme me të cilat këta njerëz përballen me botën.Cdo njeri ka një kombinim të vecantë.
Nëntë inteligjencat e shumëfishta sipas Harward Gardnerit:
- Inteligjenca gjuhësore: aftësia e përdorimit të gjuhës për te shprehur atë që ke në mendje dhe gjithashtu për të kuptuar njerëzit e tjerë.
- Inteligjenca logjike matematikore: aftësia për te kuptuar parimet të një sistemi rastësor,njësoj sic vepron një shkencëtar.
- Inteligjenca ritmike muzikore: aftësia për të menduar në muzikë për të qënë i aftë të degjosh forma të ndryshme tingujsh, ti organizosh ato.
- Inteligjenca e lëvizjes.
- Inteligjenca natyrale: aftësia për diskriminuar kundrejt gjallesave dhe ndjeshmëria drejt gjallesave të tjera te botës natyrore.
- Inteligjenca intrapersonale: aftësia për të kuptuar veten,të dish kush je,cfarë mund të bësh,dhe cfarë dëshiron të bësh.
- Inteligjenca hapësionore: aftësia për të paraqitur botën hapësinore brenda mëndjes tuaj.
- Inteligjenca ndërpersonale: aftësia për të kuptuar njerëzit e tjerë.
- Inteligjenca egzistenciale: aftësia dhe tendenca për të paraqotur pyetje rreth jetës,vdekjes dhe realitetit.
Gjatë dekadave të fundit ,kërkimi në fushën e të nxënit ka çuar në zbulimin e Teorisë së inteligjencave të shumëfishta. Teoria e inteligjencave te shumefishta diferencon inteligjencen e njeriut ne "modalitete" specifike , ne vend qe ta shikoje inteligjencen te dominuar nga nje aftesi e pergjithshme .Haward Garner e propozoi kete model ne vitin 1983 ne librin e tij Frames of Mind :Theory of multiple intelligencies .Sipas kesaj teorie nje "modalitet" inteligjence duhet te permbushi tete kritere:
- potencialin per izolim truri nga demtimi trurit ,
- vend ne historine evolucionare,
- paraqitjen e operacioneve baze ,
- ndjeshmerine ne kodim
- progresion te dallueshem te zhvillimit ,
- ekzistencen e dijetareve ,magjistareve dhe njerezve te tjere te jashtezakonshem ,
- mbeshtetje nga psikologjia eksperimentale ,
- mbeshtetje nga te dhenat ose gjetjet psikometrike .
Me pak fjalë kjo te thotë se çdo njeri ka mënyra të ndryshme të të nxënit dhe inteligjenca të ndryshme të cilat i përdorin në jetën e tyre të përditshme.Ndërkohë disa mund të mësojnë shumë mirë në një mjedis gjuhësor, disa të tjerë mësojnë më mirë ndërmjet logjikës matematikore. Për më tepër disa të tjerë performojnë më shumë nga gjuha e trupit. Cdo njeri zotëron një inteligjencë të caktuar por gjithmonë kemi një inteligjencë që mbizotëron mbi të tjerat. Harward Gardner identifikoi nente inteligjenca të ndryshme.Sipas teorise se tij , e cila doli nga kemi konjitiv, shkallën në të cilën studentët zotërojnë lloje të ndryshme perceptimesh dhe për më tepër mësojnë,memorizojnë,performojnë dhe kuptojnë në mënyra të ndryshme.Teoria konfirmon se ne të gjithë jemi të aftë te njohim botën ndërmjet gjuhës,analizës logjiko-matematikore ,prezantimit ne terren , përdorimit të trupit për të zgjidhur problemet ose për të bërë gjëra të ndryshme si dhe nepermjet njohjes se te tjereve dhe vetes. Han Morgan mbështet teorinë e Gardner-it. Kerkimi i Morgan-it tregon se udhëzimet e ndryshuara i sherbejnë të gjithë studentëve,por ama duhet të jetë prezantuar nga eksperienca të pergatitura mirë dhe nga mesues të ditur. Sipas Gardner-it ky diversitet duhet te përkojë me mënyrën që njerëzit janë edukuar. Ai thote se këto ndryshime sfidojnë dhe edukojnë sistemin ku secili mund të mësojë të njëjtat materiale në të njëjtën menyrë dhe një matje e përgjithshme mjafton për të testuar të nxënët e nxënësit. Studentët mesojne në mënyra të cilat janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Spektri i gjërë i studentëve ,ndoshta edhe shoqëria si një e tërë , do te ishte servirur më mirë nëse disiplinat do të ishin paraqitur ne mënyra të ndryshme dhe të nxënët do të ishte vlerësuar përmes një shumëllojshmërie mjetesh.
Edukatorët i janë përgjigjur pozitivisht teorisë së Gardner-it. Kjo e fundit është shfrytëzuar nga shumë teoricienë,dhe është aplikuar nga mësues dhe politikanë për sa i përket shkollimit. Shumë shkolla në Amerikën Veriore janë përpjekur të ndërtojnë kurrikulën sipas inteligjencave ,janë munduar të arredojnë klasat, por gjithashtu edhe te gjithe shkollat ne tërësi për të reflektuar mbi njohuritë e reja që Harward-i dhe Gardner-i kanë zbuluar.Të gjitha inteligjencat kanë nevojë të përdoren mirë.
Mësuesit , për më tepër , është e nevojshme te ndjekin të gjitha inteligjencat,jo vetëm dy të parat por edhe atë të gjuhësisë verbale dhe logjikën matematikore, të cilat historikisht kanë marrë përparësi gjithmonë.
Inteligjencat e shumëfishta Njeriu është i pajisur me inteligjencë të shumëfishtë, por edukimi mund ta zhvillojë ose mund ta cungojë, këtë dhunti. Njeriu deri më sot ka vlerësuar vetëm inteligjencën e mbijetesës, e cila është fenomen në natyrë dhe janë të pajisura të gjitha gjallesat. Mirëpo njeriu, siç e ka etiketuar Heidegger, është “botëformues” dhe për ta aktivizuar dhe zhvilluar këtë veti atij, nuk i mjafton vetëm inteligjenca natyrale. Njeriut i nevojitet inteligjenca e shumëfishtë me shumë dimensionalitetin e secilës, pikërisht për ta bërë rrutinë të tij të qenit botëformues. Për ta realizuar këtë veti, i duhet vetëdija e të qenurit i pajisur me inteligjencë të shumëfishtë. Është e vërtetë që njeriu për një kohë shumë të gjatë nuk e ka ditur se është i pajisur me këtë dhunti, të inteligjencës së shumëfishtë.
Pranimi i inteligjencës së shumëfishtë i dha njeriut mundësi për dimensione të tjera, si në imagjinatë ashtu edhe në realitet. Ky dimension shumë dimensional i dha mundësinë njeriut të përdorë kaosin në favor të vetes dhe komunikimit. Të kujtojmë këtu, internetin, mjetet e shpikura nga Stiv Xhobs, Iphone, Ipad si dhe rrjetet sociale e shumë forma të tjera komunikimi dhe informacioni. Njerëzit, që i krijuan këto forma, përdorën të gjitha arritjet e deritanishme dhe jo vetëm në fushën e shkencës, por edhe në gjuhë, muzik, vizatim, matematikë e më gjerë.
Frymëzuar nga teoria e Filozofit John Dewey,sipas të cilit, të gjithë individët mësojnë sipas mënyrës së tyre dhe secili mund të fitojë inteligjencë vetëm duke nxënë gjatë të vepruarit dhe jo nga ajo që dëgjon në mësim apo përmes provimeve të standardizuara, Haward Gardner, një profesor edukimi ne universitetin e Harvardit , zhvilloi teorinë e tij të inteligjencave të shumëfishta, e cila përshkruante mënyrat nëpërmjet të cilave shumë njerëz interpretojnë informacionin dhe mësojnë. Gardner, H. (2011). Frames of Mind : The theory of multiple intelligences. Teoria sugjeron qe nocioni tradicional i inteligjencës ,bazuar ne testimin e inteligjencës së shumfishtë është e domosdoshme nga mësuesi që të njohe dhe nxise në një hapësirë më të gjërë talentet dhe aftësitë e nxënësve, që do të thotë, se mësuesit krahas njohjes së vështirësive që kanë nxënësit në të nxënët dhe përpjekjet për t’i lehtësuar ato, ata gjithashtu duhet të përqëndrohen tek talentet dhe aftësitë kreative të nxënësve. Origjina e teorisë “ Teoria e Inteligjencave të Shumëfishta” është formuluar nga Howard Gardner profesori i edukimit dhe psikologjisë në Universitetin e Harvardit. Në vitin 1983 Gardner botoi librin “Frames of Mind”, në të cilin vë në dukje qëndrimin e përgjithshmë ndaj inteligjencës që përqëndrohet në testin e IQ-se (inteligjence quotient) formuluar nga Alfred Binet. (Gardner, 2011) Inteligjenca është aftësia për të zgjidhur problemin apo për t’i dhënë formë një produkti, i cili vlerësohet në një apo më shumë mjedise kulturore. (Gardner- Struktura e mendjes, 2003).
Teoria e Gardnerit ishte më shumë për ripërdorimin e inteligjencës sesa për të sugjeruar që ne të mësojmë algjebër me kërcim litari. Ai sugjeroi që 8 ndarje të inteligjencës të zëvendësojnë idetë tona të njëanshme të inteligjencës së përgjithshme.
Para se të kryheshin studimet e fundit, mendimi mbizotërues në arsim ishte se diferencimi sipas teorisë së inteligjencës së shumëfishtë ishte një gjë e mirë.
Më pas, të dhënat nisën të dalin dhe teoritë e Howard Gardner-it të paraqitura më 1983 u vunë në pikëpyetje. Nëse përmendni mendimin e shumëfishtë të inteligjencës (MI) është e sigurtë që njerëzit do të zemërohen duke thënë se është viti 2017 dhe vitet 1980 janë zhdukur dhe nuk ka të dhëna që ekzistojnë dhe që dëshmojnë se MI nuk bën asgjë, por vetëm harxhon kohë.
Teoria e Gardnerit ishte më shumë për ripërdorimin e inteligjencës sesa për të sygjeruar që ne të mësojmë algjebër me kërcim litari. Ai sugjeroi që 8 ndarje të inteligjencës të zëvendësojnë idetë tona të njëanshme të inteligjencës së përgjithshme. Vizual / spiritual – përfshin përceptimin vizual të mjedisit, aftësinë për të krijuar dhe manipuluar imazhet mendore dhe orientimin e trupit në hapsirë. Verbal / linguistik – përfshin leximin, të folurën dhe bisedimin në gjuhën amtare ose të huaj me dikë tjetër. Logjik / matematikor – Përfshin numrat dhe aftësitë përllogaritëse, njohja e formave dhe lidhjeve, shtrirjet kohore e rendin dhe aftësinë për të zgjidhur problemet e ndryshme matematikore nëpërmjet logjikës. Fizik – përfshin koordinimin fizik dhe shkathtësinë. Në këtë mënyë shprehin veten ose mësojnë nëpërmjet aktivitetit fizik. Muzikor – përfshin kuptimin dhe shprehjen e vetes nëpërmjet muzikës dhe lëvizjeve ritmike ose kërcimit, nëpërmjet kompozimit, duke luajtur instrumente ose duke dëgjuar muzikë. Ndërpersonale – Përfshin kuptimin e mënyrës si të komunikosh dhe të kuptosh njerëzit e tjerë dhe si të punosh në grup. Interpersonale – Përfshin të kuptuarin e brendshëm të dikujt, të emocioneve e mendimeve të një personi dhe rritjen e aftësisë për t’i kontrolluar dhe për të punuar vazhdimisht me ta. Natyralist – Përfshin të kuptuarin e botës së natyrës së bimëve e kafshëve, vërejtjen e karekteristikave dhe kategorizimin e tyre. Këto inteligjenca teorike të shumëfishta krijuan idenë e stileve të mësimit që i shërbejnë secilës. Për shkak se truri punon në këtë mënyrë,mund të shqyrtojmë përvetësimin e përvojave të mësimit në atë mënyrë. Për fat të keq, për shumë kjo tingëllon si krijimi i justifikimit të bazuar në hulumtime, ku një nxënës i cili mëson më shpejt nga praktika sesa nga teoria nuk mund të mësoj duke dëgjuar ose lexuar.
Pavarësisht nga ky keqkuptim dhe nga trupi bindës i kërkimit që mbështesin MI-në, përdorimi i kornizës për të planifikuar mund të jetë i dobishëm, sepse ato përfaqësojnë mënyra të të menduarit, marrja e të dhënave, lidhja me përmbajtjen dhe sigurimi i një themeli për përvojën e të nxënit. Mund të ndodhë që lejimi i një fëmije të mësojë përmes reflektimit interpersonal dhe një tjetër përmes lidhjeve ndërpersonale nuk mund të ofrojë një avantazh për asnjërin fëmijë.
lfred Binet besonte se inteligjenca mund të matet, dhe se testet e IQ-se rezultojnë në pikë numerike që janë tregues të besueshëm të inteligjencës së qëndrueshme. Studime të mëtejshme do ta shtynin Gardnerin të propozonte tete inteligjenca të veçanta .
Nente (9 ) llojet e inteligjencave te shumefishta
Redakto1.Inteligjenca gjuhësore
RedaktoPërfshin gjuhën dhe ka të bëjë jo vetëm me mësimin e gjuhës por përdorimin e sakte të saj (si psh: poetët dhe shkrimtarët). Njerëzit kanë aftësinë për të kuptuar fjalët dhe thurjen e fjalisë, sintaksën e fjalive, dhe aftësinë për të përdorur gjuhën në mënyra të ndryshme.Njeriu lind me aftesine e perpunimit te tingujve te ndryshem dhe formimin e fjaleve me anen e te cilave ai e shpreh mendimin e tij se paku ne nje gjuhe .Kjo aftesi nuk eshte e aftesuar vetem per zhvillimin e gjuhes , por kjo ka te beje edhe me aftesine e te shprehurit ne matematike ,shkence , muzike ,art dhe ne shume fusha nga veprimtaria e njeriut .Aftesia per te folur eshte nder veprimtarite me te larta te trurit te njeriut dhe eshte e lidhur me zonen e te folurit te hemisferes se majte dhe pjeses ballore te korteksit .Kjo aftesi e lindur duhet ushqyer ,kultivuar edhe nga veprimi specifik i mjedisit , i cili e ben qe kjo potence natyrore e trurit te zberthehet dhe te sendertohet ne nje mjet te perkryer te shprehjes se mendimit dhe te komunikimit nepermjet qenies njerezore .
Karakteristikat e njerezve:
a)pëlqejnë të shkruajnë dhe të lexojnë
b)përdorin humor kur tregojnë histori
c)shpjegojnë çdo gjë në lidhje me gjuhën
d)japin fjali bindëse në debat
Këto aftësi perkojne me profesionet si:
-gazetar
-avokat
-mësues
2 . Inteligjenca logjike- matematikore:
RedaktoI referohet të kuptuarit e veprimeve midis objekteve dhe simboleve, të raporteve midis tyre, si dhe aftësinë për zgjidhur problemet dhe per ti sqaruar ato.Perfaqeson aftesine mendore te individit per identifikimin e e gjesendeve te botes reale dhe zbulimin e vecorive dalluese dhe atyre te perbashketa duke krijuar koncepte reale per llojet e ndryshme te tyre ne mendjen e tij . Ne kete fushe kontribut te madh ka Piazhe , i cili aftesine logjike te individit e ndan ne disa faza. Sipas tij fillet e para te marredhenieve logjike fillojne qe ne kohen e foshnjerise , kur femija eshte ne gjendje qe te zbuloje ekzistencen e llojeve te ndryshme te objekteve dhe ajo perforecohet ne moshen e adoleshences kur ai eshte ne gjendje qe ti perdore fjalet dhe simbolet per ti shprehur marredheniet e tyre ne kohe dhe ne hapesire . Nderlidhja e logjikes dhe matematikes eshte e bazuar ne faktin se veprimet me numra apo me shifra si dhe marredhenia e tyre qendron mbi parimet e logjikes .Ne logjike dhe ne matematike procesi dhe rezultati jane te barabarta .
Karakteristikat e tyre:
Njerëzit simbolizojne:
a)aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve
b)kanë shprehi të menduarit rreth ideve abstrakte
c)pëlqejnë kryerjen e eksperimenteve shkencore
d)kanë aftësi në zgjidhjen e llogaritjeve komplekse
Nëse i keni këto karakteristika ju mund të bëheni shkencëtar, inxhinier, llogaritar dhe programues kompjuteri.
3. Inteligjenca hapësinore (vizuale)
RedaktoInteligjenca hapësinore është kapaciteti për të përceptuar botën në mënyrë të saktë, për të performuar transformime vizuale në bazë të perceptimeve, aftësive për të ri-krijuar eksperiencat vizuale pa prezencën e stimulit të jashtëm. I referohet aftësisë për të përcaktuar dhe imagjinuar relacionet hapësinore (psh:arkitektët dhe skulptorët janë mjaft të talentuar për sa i përket imagjinatës në hapësirë). Njerëzit të cilët janë të fortë në inteligjencën vizuale-hapësinore kanë perceptim të mirë të gjërave. Perfshin aftesine e perceptimit te e botes ne menyre te sakte dhe pasqyrimin e saj ne dimensionin hapsinor dhe kohor ne mendjen e njeriut .Pamjet hapsinore jane burimi i pare i ndertimit tone mendor , nepermjet te cilave e njohim dhe ekuptojme vendin dhe rolin tone ne hapesire .Keshtu krijohet aftesia e te menduarit pamor apo aftesia per , te pare ,manipuluar dhe shnderruar figuren e nje gjesendi ne procese mendore si mjet i fuqishem per nxenie dhe zgjedhjen e problemeve .Femijet me ane te perceptimit e bejne leximin e botes qe i rrethon duke krijuar fotografi ne kujtesen e tyre dhe per ta kjo eshte me e lehte se sa leximi i fjaleve .Kjo lloj inteligjence eshte e rendsishme per te gjithe njerezit e cilit do profesion .Keshtu qendra e te parit ne pjesen zverkore te korteksit eshte e nderlidhur fuksionalisht me te gjitha qendrat e tjera te tij , ne menyre qe te behet pasqyrimi apo reflektimi i sakte mendor dhe sa me i plote i asaj qe e shikojme per rreth nesh .
Njerëzit pëlqejnë:
a)të shkruajnë dhe të lexojnë
b)të luajnë me lojën puzzle
c)të vizatojnë dhe të pikturojnë
Nëse i keni këto karakteristika ju mund të zgjidhni te diplomoheni si arkitekt,artist dhe inxhinier.[1]
4. Inteligjenca e Kinestikës Trupore
RedaktoEshte aftesia e shfrytezimit te shkathtesive te levizjeve trupore te individit per ti shprehur aftesitete mendore te tij .Kjo inteligjence eshte rezultat i zhvillimit te gjate evolutiv , e cila persoset tek njeriu .Me ane te saj synohet te arrihet baraspesha e zhvillimit mendor dhe fizik , e bukura dhe mencuria apo nje harmoni e natyrshme e qenies njerezore mit.Keto aftesi kane te bejne me aktivizimin dhe harmonine levizore te te gjitha pjeseve te trupit dhe qe jen te lidhura me manifestimin e shkathtesive praktike te shprehurit nepermjet shkrimit , pikturimit ,aktrimit ,lojes dhe sportit .Mosha prej 5 -12 vjecare e femijeve eshte koha me e pershtatshme e krijimit te reflekseve dhe veprimeve te harmonizuara psikofizike te tyre . Keto aftesi jane te lidhura me marrjen e vazhdueshme te informatave apo pervojave te te nxenit.
Elementet baze te inteligjenes kinestike - trupore jane kontrolli i levizjeve trupore dhe kapaciteti te trajtoje sendet me mjeshteri .Gardneri permbledh qe kjo gjithashtu perfshin sensin e kohes , nje qartesi ne nje qellim ne lidhje me nje aktivitet fizik , bashke me aftesine per te mesuar pergjigjet .
Shfaqet te atletët dhe kërcimtarët të cilët janë të aftë të ekzekutojnë modele gati të pabesueshme me trupin e tyre.Karriere qe i pershtaten me mire ketyre njerezve me kete lloj inteligjence jane : sportiste , muzikante , kercimtare ,aktore , ndertues , police dhe ushtarake .[2]
Njerëzit:
a)pëlqejnë sportin dhe kërcimin
b)kanë aftësi për të krijuar me duart e tyre
c)Njerezit qe e kane kete inteligjence jane te mire ne : sporte, kercim ,aktrim dhe ne te berit e gjerave .
5 .Inteligjenca Muzikore
RedaktoËshtë e veçantë pasi përfshin vetëm ata njerëz që lindin me një aftësi superiore për sa i përket muzikalitetit.Dhe gjithashtu tek të menduarit e modeleve, ritmeve dhe tingujve. Ata kanë një vlerësim të fortë për muzikën në përbërjen muzikore dhe performancën.Njeriu lind me aftesine per te degjuar tinguj me ngjyre te ndryshme dhe me aftesine e perzgjedhjes se tyre drejt drejt krijimit te nje vije melodike te caktuar .Femija i moshes dy vjecare eshte ne gjendje ti shpike vetea ritmet melodike dhe ti shpreh ne kenge spontane .Te gjithe femijet lindin me kete potencial por nga mosha tre vjecare ajo peson renie.Megjithate intuita apo inteligjnca muzikore mbetet pjese e perberjes se tij mendore gjate gjithe jetes .Inteligjenca muzikore eshte rezultat i bashkeveprimit te nje taleni natyror dhe nxenies sistematike te koncepteve thelbesore nepermjet shenjave dhe vijave te shkrimeve muzikore .Edhe inteligjenca muzikore eshte e lidhur me qendrat perkatese te perpunimit te tingujve ne hemisferen e majte te korteksit .Kjo gjithashtu ka lidhje me lloje te tjera te inteligjencave dhe njekohesisht ndikon ne zhvillimin e tyre .
Njerëzit:
a)këndojnë dhe luajnë me instumente muzikore
b)mbajnë mend këngët dhe meloditë
c)kuptojnë ritmet dhe notat muzikore
Nëse i keni këto aftësi ju me shumë gjasa mund të zgjidhni në të ardhmen tuaj një profesion si:
-muzikant
-kompozitor
-këngëtar
-mësues muzike
-dirigjent
6. Inteligjenca Intra-personale.
RedaktoI referohet qasjes në ndjenjat tona të brendshme, aftësise për të kuptuar edhe për të udhëhequr sjelljet tona, aftësise për të njohur aspektetet e forta dhe të dobëta të vetes tonë , cfare e ben dike te jete unik dhe te qenurit te afte te parashikojm.reagimet dhe emocionet e dikujt . Nxeniet apo shkembimi i informatve te para nderpersonale shvillohen nepermjet nenes dhe foshnjes , e cila , per foshnjen sherben si mjeti kryesor per zgjerimin e komunikimit dhe me te tjeret . Femija qe nga mosha 20 -25 muajsh eshte nje gejndje eta njohi identitetin e tij .Femija duke njohur veteveten ngadale mesohet qe te njohe dhe ndjenjat dhe shprehjet emocionale te te tjereve .Ai eshte ne gjendje qe te lexoje saktesisht emocionet e te tjereve nepermjet sjelljeve ,shikimit dhe mimikes se fytyres dhe e nderton qendrimin e tij te pershtatur ndaj mjedisit shoqeror perkates .Ndermjet inteligjences personale dhe asaj shoqerore femija e pershtat ndertimin e personalitetit te tij me prirjen per te qene ne qender te vemendjes ndaj te tjereve,ndjenje e cila e percjell individin gjate gjithe jetes dhe ndjenja e mbizoterimit ndaj te tjereve , e cila gjithashtu percillet dhe pershtatet gjate gjithe jetes se tij .
Njerëzit:
a)pëlqejnë te analizojnë teori dhe ide
b)kuptojnë ndjenjat dhe motivet që kanë
Nëse i keni këto cilësi mund të zgjidhni këto profesione:
-filozof
-shkrimtar
-teoricient
-shkencëtar
7 .Inteligjenca Inter-personale
RedaktoI referohet mënyrës se si komunikojmë me njerëzit ( në mënyrë për ti afruar).Keta njerez karakterizohen nga ndjeshmeria ndaj ndjenjave te te tjereve, ,temperamentit ,motivimit ,dhe aftesia per te bashkepunuar qe te punojne si nje pjese e nje grupi .Sipas Gardner ne How are kids smart , kjo inteligjence shpesh ngaterrohet me aftesine te pelqyerit e njerezve .Kjo aftesi e pershtatjes se komunikimit ne nje mjedis shoqeror eshte mjaft e nderlikuar dhe shpesh shkaktohen konflikte si pasoje e mungeses se shkathtesise se nevojshme per ti deshifruar dhe kuptuar sjelljet e te tjereve ne kontekste te caktuara ,ngase nuk ekziston shifer universale per deshifrimin e sjelljeve emotive .
Njerëzit:
a)kanë aftësi në komunikim
b)krijojnë marrëdhënie pozitive me të tjerët
c)janë të aftë të zgjidhin konfliktin e grupit
Këto cilesi qe u permenden më sipër lidhen me profesionet si:
-psikolog
-filozof
-këshilltar
-politikan
8 .Inteligjenca Natyrore
RedaktoNuk eshte nje pjese e shtateses orgjinale , inteligjenca natyrale u propozua nga ai ne vitin 1995 .Kjo inteligjence ka te beje me te lidhurin e informacionit me te dhenat e mjedisit rrethues .[3]Shembujt perfshijne klasifikimin e formave natyrale si psh kafsheve , bimeve , shkembinjeve dhe maleve .Kjo aftesi ka qene e vlefshme te te kaluaren tone evolucionare si gjuetare dhe fermere , dhe vazhdon te jete bazike ne profesione si shef ose botanist ,gjuetare , dekoruesit ,lulishtaret ,ekologjistet .[4]
Konsiston ne vezhgimin r modeleve a ligjeve ne natyre , duke klasifikuar dhe identifikuar objektet dhe duke kuptuar sistemet natyrore si dhe ato te bera nga njerezit .
Kritika e teorisë Teoria e Gardner-it ka ardhur me kritika nga psikologët dhe edukatorët. Ata argumentojnë se përkufizimi i Gardner-it për inteligjencën është shumë i gjërë dhe se tetë inteligjencat e ndryshme thjesht përfaqësojnë talentet, tiparet e personalitetit dhe aftësitë. Teoria e Gardner-it gjithashtu vuan nga mungesa e hulumtimit mbështetës empirik. Kundrejt kësaj teoria e inteligjencës së shumëfishtë gëzon popullaritet të konsiderueshëm. Shumë mësues përdorin inteligjenca të shumëfishta në filozofitë e njohurive të tyre dhe punojnë për të integruar teorinë e Gardner-it në klasë. Disa karakteristika te ketyre njerezve jane :
- flasin shume per kashet e dashura shtepiake
- i pelqen shume natyra
- jane te ndjeshem ndaj natyres
- ju pelqen te kujdesen per kafshet dhe te ujisin lulet
- i pelqen te merren me koleksione bimesh
- kane rezultate te mira ne lenden e biologjise
- tregojne shume interes kur flitet per ekologjine .
9 .Inteligjenca ekzistenciale
RedaktoKjo inteligjence perfshin aftesine e individit pee aftr te perdorur vlera kolektive dhe intuite per te kuptuar te tjeret dhe boten qe i rrethon .Njerezit me kete inteligjence jane te afte te shohin boten ne foto te madhe .Filozofet ,teoricienet dhe trajneret e jetes jane midis atyre nejrezve qe Gardneri i shikon me inteligjence te larte ekzistenciale .Disa shembuj te njerezve me kete inteligjence te larte kane qene : Socrati , Buddha , Jezus Christ ,St Augustine
Të nxënit dhe TISH
RedaktoTISH në përdorimin e tij në arsim dhe edukim
RedaktoViens(1999) më tej përmend qasjet dhe aktivitetet e mëposhtme të cilat janë zhvilluar për të adresuar qëllimet e paracaktuara: •Sigurimi i një sërë opsionesh kurrikulare, të cilat i japin mundësi mësuesit dhe nxënësit të zbulojë pikat e forta dhe interesat e tyre. •Sigurimi i zgjedhjes midis aktiviteteve ose “pikat e hyrjes” për të zhvilluar aftësitë e të kuptuarit ose të të nxënit. Lejimi i studentëve për të mësuar në mënyrat në të cilat ato janë më të rehatshme rritë mundësinë për të mësuarit substancial, si dhe rritjen e vëtëvleresimit të nxenësit. •Zgjerim i strategjive mësimore dhe mediave bazuar në inteligjencën. Teoria e MI ka qenë një mënyre e dobishme për të analizuar dhe zgjeruar praktikat mësimore dhe mediat e përdorura. •Vlerësimi informal i inteligjencës së studentit drejt zhvillimit të aktiviteteve arsimore. Një vlerësim përfundimtar i inteligjencës së studentit nuk është vetëm i veshtirë, por nuk është i nevojshëm ( Gardner, 1996, sic permendet ne Viens, 1999). Vlerësimet joformale të bazuara në vëzhgimet, listat e kontrollit të studentëve dhe pyetësorët, si dhe aktivitetet e tjera ne klasë sic janë revistat e dialogut dhe intervistat e marrjes së informacionit ofrojnë një kontekst për të mbledhur informacion të vlefshëm rreth fushave të aftësive të nxënësve.
[6] Monitorimi i vazhdueshëm është shumë i rëndësishëm, në mënyrë që fëmijët të shtyhen në zonën e zhvillimit të përafërt në fushat e tjera, jo vetëm në inteligjencën në të cilën ata ndihen rehat. Tre parie duhet të kihen parasysh nëse do konsiderohet seriozisht teria e inteligjencave të shumëfishta në mësimdhënie:
- Individët duhet të nxiten të përdorin inteligjencën e parapëlqyer kur mësojnë
- Veprimtaritë e mësimdhënies duhet të përfhijnë forma të ndryshme inteligjence
- Vlerësimi i të nxënit duhet të masë forma të shumëfishta të inteligjencave.
Me qëllim që të zbatohen këto parime, shkollat duhet të rimendojnë në mënyrë radikale shumë nga proceset dhe parimet që zbatohen aktualisht. Për shumë mësues kjo paraqet shumë vështirësi. Në shkollat ku qasja e mësimdhënies dhe të nxënët është e vendosur dhe nuk lejon për ndryshime, do jetë shumë e vështirë që mësuesit në mënyrë individuale të zbatojnë teorinë e Gardnerit në praktikë. Megjithatë, mund të bëhen alternime të vogla për ta përfshirë këtë teori në praktikë. Detyrat pas mësimit, për shembull, apo punët në grupe janë mundësi e mirë për këtë qëllim. Projektet kurrikulare gjithashtu janë një mundësi e shkëlqyer që nxënësit të zgjedhin fushën e tyre më të fortë, në mënyrë që puna e grupit të dalë më cilësore. Dhënia e mundësive për zgjedhje është për shumë mësues një risi dhe një sfidë, të cilës mësuesit shpesh i shmangen. Por studimet tregojnë se niveli i përfshirjes dhe cilësia e punës është shumë e mirë nëse nëse nxënësve u jepet mundësia e zgjedhjes. Johnson dhe Kuntz (2007) kryen një studim mënyrat se si mësues të trainuar me inteligjencat e shumëfishta mendonin për zbatimin e tyre në klasë. Ata zbuluan se mësuesit mendonin se zbatimi i inteligjencave të shumëfishta përmirësonte cilësinë e të nxënit. Ja mënyrat si përdorej kjo teori:
Inteligjencat e shumëfishta përdoreshin si bazë ndryshimi në klasë në shumë mënyra:
Planifikim: Mësuesit raportonin se kishin filluar të planifikonin në mënyrë që të përdornin sa më shumë inteligjenca të ishte e mundur në mësimdhënien e tyre
Mësimdhënia: Mësuesit raportuan se kishin filluar të përfshinin më shumë inteligjenca gjatë mësimdhënies.
Individualizmi: Mësuesit kishin filluar ta përshtasnin mësimdhënien sipas profileve të të nxënit të nxënësve individualë.
Vlerësimi: Kënvështrimet e mësuesve për mësimdhënien kishin ndryshuar. Fëmijëve u jepej më shumë mundësi si të matej të nxënët e tye dhe vlerësimi ishte bërë një pjesë e vazhdueshme dhe e integruar e mësimdhënies.[7]
TISH në përdorimin e tij në klasë
RedaktoMësimdhënia është: “ veprimtari ndërpersonale, është akt i të dhënit mësim i drejtuar nga mësuesi, i cili planifikon dhe organizon zhvillimin e procesit mësimor dhe të të nxënit, që zhvillohet në proceset e: paraveprimit, bashkëveprimit me nxënës dhe bashkëpunëtorë të tjerë në mësim dhe pasveprimit që ka për qëllim analizën dhe vlerësimin e punës mësimore të zhvilluar. Dallimet në mes të nxënësve (mund të krahasohen me ngjyrat e ylberit), imponojnë zbatimin e mënyrave të paparashikueshme të të mësuarit e të njohjes. Çdo subjekt ka stilin e vet të të mësuarit dhe një formë të vetme të inteligjencës, që çdo subjekt, edhe në rast se ka një mangësi, mund të ketë një mënyrë të veten dhe origjinale të njohjes. Gardneri thotë se mendja e njeritut është një bashkësi e inteligjencave të vaçanta, që ai e quan “struktura të të menduarit”. Ai veçon zona të trurit ku janë të lokalizuara shtatë lloje të inteligjencës: gjuhësore, logjike – matematikore, muzikore, trupore – kinestetike, pamore –hapsinore, ndërpersonale, intrapersonale dhe natyrore. Me zhvillimin e teorisë së inteligjencave të shumfishta, Gardner thotë se koeficienti i inteligjencës (KI) nuk duhet të matet si një shifër absolute ashtu si: pesha, gjatësia apo presioni i gjakut. Është gabim thotë ai, të hamendësosh se KI është një tërësi e fiksuar e vetme, e cila mund të matet përmes një testi. Ai shton se: “Nuk ka rëndësi sa i zgjuar je, por ka rëndësi për çfar je i zgjuar”, dhe sipas tij ne si qenie njerëzore, të gjithë kemi një aftësi për të zgjidhur probleme të llojeve të ndryshme. Ai proteston ndaj pohimit se inteligjenca e një njeriu është një sasi e dhënë një herë e përgjithmonë e cila nuk mund të ndryshohet. Sipas teorisë së inteligjencës së shumfishtë është e domosdoshme nga mësimdhënësi që të njohin dhe nxisin në një hapësirë më të gjërë talentet dhe aftësitë e nxënësve, që do të thotë, se mësimdhënësit krahas njohjes së vështirësive që kanë nxënësit në të nxënë dhe përpjekjet për t’i lehtësuar ato, ata gjithashtu duhet të përqëndrohen në talentet e nxënësve.
Nxënësi që karakterizohet me ndonjë vështirësi në të nxënë, mund të jetë shumë i mirë në ndonjë nga fushat tjera të dijes. Një nxënës nëse mund të ketë vështirësi në llogaritje matematikore nuk do të thotë se nuk mund të jetë një talent iveçantë në fushën e muzikës apo në ndonjërën nga fushat tjeta. Të gjithë ne jemi inteligjentë, posedojmë me inteligjenca të shumfishta por nuk e kemi të zhvilluar në të njëjtin nivel secilën prej tyre. Hetimi i prijoriteteve të inteligjencave të shumfishta në familje nga prindërit dhe në shkollë nga mësimdhënësit, mundëson fuqizimin e talenteve të nxënësve. Teoria e inteligjencës së shumëfishtë jep disa ide inovative per mësuesit për të dhënë mësim në klasë. Armstrong (2000) vë në dukje se një nga karakteristikat më të shquara të teorisë së MI të inteligjencës së shumëfishtë është se si të ofrohen tetë rruge të ndryshme potenciale pëe të mësuar. Ai më tej argumenton se “Teoria e MI lehtëson të mësuarit efektiv nëse një studenti në mënyrat më tradicionale gjuhësore ose logjike të mësimit”. Sic thekson Armstrong(2000), teoria i ndihmon mësuesit të marrin vendime në mënyrat më efektive të mjeteve të mësimdhënies dhe të nxënit dhe shkon përtej metodave tradicionale të përbashkëta në sistemet arsimore të ndryshme. Sipas Viens (1999,fq.3), shumica e programeve të bazuara ne MI jane nisur për të adresuar tre qëllime: 1.Për të krijuar mundësi për studentët në një gamë të inteligjencës(eksplorim). 2.T‘u japë studentëve mundësi intensive në fushat e forcës (zhvillimi i talenteve). 3.Të krijohen më shumë edukime të individualizuara ose të personalizuara duke adresuar më drejtpërsëdrejti pikat e forta intelektuale te nxënësve në kurrikulën e tyre (duke përdorur pikat e forta).
[8] Teoria e Gardnerit ka shumë mënyra sesi mund të ndihmojë nxënësit të mësojnë dhe mësuesit të japin mësim. Për shembull, nëse një fëmijë ka inteligjencë të ulët gjuhësore mund të jetë në disavantazh nëse i kërkohet të përgjigjet me gojë, pavarësisht lëndës. Ka shembuj të shumtë që mund të ndodhin kur përgjigjet mbështeten në një grup specifik inteligjencash. Nxënësit ndërpersonalë duhet të mësojnë në heshtje, nxënësit kinestetikë duhet të rrinë ulur dhe pa lëvizur, dhe nxënësit intrapersonalë duhet të punojnë në grup. Të gjitha këto modele janë jofavorizuese për fëmijët specifikë. Kur planifikon duke patur parasysh inteligjencat e shumëfishta, mësuesit konsiderojnë mundësitë e veprimtarive që lidhen me përmbajtjen e mësimit dhe rezultatet e të nxënit, që krijojnë mundësi të ndryshme të fëmijëve. Kjo mund të qaset duke u përpjekur t'i përgjigjeni disa pyetjeve, për shembull: Logjike/matematike: Si mund të përfshij përdorimin e numrave, klasifikimin, mendimin kritik dhe përllogaritjen?
Hapësinore: Si mund të përfshij vizatime dhe diagrame, ngjyra apo grafikë?
Intrapersonale: Si mund të përfshij kohë të nxëni individual dhe mundësi zgjedhjeje?
Ndërpersonale: Si mund të përfshij punë në grup, diskutim dhe të nxënë paralel?
Kinestetike: Si mund të përfshij lëvizje, veprimtari praktike apo detyra konkrete?
Muzikore: Si munnd të përfshij muzikë, tinguj, rima, ritëm dhe kërcim?
Gjuhësore: Si mund të përfshij lexim, shkrim dhe të folur? (Teaching and Learning for life 2000).
Sigurisht nuk është e mundur që çdo mësim të ketë përgjigjet e duhura për të gjitha pyetjet e mësipërme, por duhet që, për një periudhë të gjatë kohe, Të jenë ofruar mundësi të balancuara dhe veprimtari të nxëni që janë të drejta dhe të përshtatshme për inteligjencat e shumëfishta të nxënësve në klasën tuaj. Një pjesë e qasjes kur situatat e të nxënit planifikohen rreth inteligjencave të shumëfishta përfshin mundësinë për përgjigje të larmishme rreth të njejtës detyrë. Në shumë situata të nxëni në shkollë, përgjigja standard për një koncept të ri që po mësohet ështëtë shkruash për të në mënyrë standard. Në një mjedis të ndërgjegjshëm për inteligjencat e shumëfishta nuk duhet të ketë përgjigje të standardizuara. Shpesh duhet të nxiten mundësi të ndryshme dhe duhet të ketë mundësi për zgjedhje mbi mënyrat si nxënësit duan të tregojnë çfarë kanë mësuar. Në pëshkrimin e organizimit të klasës dhe qasjes ndaj mësimdhënies duhet të krijohen grupe që zhvillojnë inteligjencënspecifike. Studimet tregojnë rritje të përgjegjësisë dhe pavarësisë, ulje të ndjeshme të problemeve të disiplinës, përmirësim në arritjet akademike krahasuar me klasa të ngjashme të organizuara me modelin tradicional. Sigurisht që kjo kërkon mundësi të mjedisit të klasës dhe të burimeve të tjera, si koha, burimet njerëzore, materialet, etj. Një mënyrë për të adresuar inteligjencat e shumëfishta ndërkohë që kemi burime të kufizuara mund të ishte planifikimi dhe mësimdhënia si zakonisht, por duke planifikuar një seri veprimtarish në vazhdim, që mund të mbështesin nxënësin në shpalosjen e inteligjencës së tyre më të fortë, Duke i dhënë mundësi individëve të punojnë në mënyrë të pështashme me kompozimin e inteligjencave të tyre.
Larmishmëria në të nxënë vlerësohet:
Ndërgjegjësimi i mësuesve: pasi mësuan mbi inteligjencat e shumëfishta, mësuesit ishin në gjendje të zhvillonin një vlerësim më të mirë të aftësive të larmishme të fëmijëve në klasë.
Suksesi: Vlerësimi i larmishmërisë u ofronte fëmijëve të përfshiheshin gjthnjë e më shumë dhe si rrjedhojë, të mësonin më mirë.
Klima në klasë është më pozitive:
Bashkëpunuese: Klima bëhet më bashkëpunuese kur fëmijët kuptojnë dhe vlerësojnë aftësitë e ndryshme të njëri-tjetrit.
Të përfshirë: Shumë mësues mendojnë se qasja e mbështetur në inteligjencat e shumëfishta nxitin marrjen e rreziqeve dhe nxisin një atmosferë festive, të gjallë e të harshme, që shtyn drejt interesave, kënaqësisë dhe arritjeve.
Teoria e inteligjencave të shumëfishta nxit vetërefletimin mes mësuesve:
Vetëvlerësim: Mësuesit mësuan të pranojnë inteligjencat e tyre që rritën vetëbesimin si mësues.
Vlerësimin e kolegëve: Pranimi i pikave personale të forta dhe të dobta shtyu në vlerësim më të mirë të stileve të mësuesve të tjerë.
Marrja e rreziqeve: Mësuesit që kuptuan teorinë e inteligjencave të shumëfishta zhvilluar guximin për të eksperimentuar.
Nëse mund të përgjithësojmë gjetjet e këtij studimi, qartazi ka vlerë të përqafohen së paku disa nga qasjet e sugjeruara nga teoria e inteligjencave të shumëfishta. Njohja e pikave të forta e të dobta është një të kuptuar metakognitiv që mund të kontribuojë në aftësinë për të funksionuar në një nivel metakognitiv kur përballet me një situatë specifike të nxëni apo me probleme që duan zgjidhje.
Ofroni mundësi për të mësuar në shumë mënyra: dëgjimi nëheshtje mund të jetë shumë i pështatshëm për disa, por për të tjerë mund të jetë shumë i vështirë;disa punojnë shumë mirë në grup, të tjerë shumë më mirë vetëm.
Jepuni mundësi nxënësve të përgjigjen në mënyra të ndryshme: shkrimi është vetëm një nga mënyrat si mund të tregojnë se e kanë mësuar konceptin.
E ardhmja e teorisë
RedaktoËshtë e qartë se idetë e inteligjencës së shumëfishtë do të vazhdojnë të përdoren në shumë fusha ( shkolla, institucione të tjera arsimore, biznese) në shumë rajone dhe vende. Pothuajse të gjitha aplikimet fillimisht do të jenë sipërfaqësore. Interesi është nëse ekspërimentet zgjasin apo jo, nëse pasqyra thellohet gjatë kohës, dhe, mbi të gjitha nëse idetë e MI ndihmojnë për të sjellë më shumë sukses në misionet arsimore. Gjithashtu edhe në disiplinë: zotërimi i shkollave të mëdha të mendimit, duke përfshirë shkencën, matematikën dhe historinë. Sintetizim: aftësia për të integruar idetë nga disiplina ose sfera të ndryshme në një tërësi koherente. Krijim: aftësia për të zbuluar dhe sqaruar probleme, pyetje dhe fenomene të reja. Respektim: ndërgjegjësimi dhe vlerësimi për dallimet mes qenieve njerëzore dhe grupeve njerëzore. Etikë : përmbushja e përgjegjësive të dikujt si punëtor dhe si qytetar.
Risitë e TISH
RedaktoElementët kryesore të teorisë së Gardner janë: 1-Ideja e shkollave të përqëndruara tëk nxënësi, I frymëzuar nga ideja e edukimit individual në qëndër, së bashku me përkufizimin e inteligjencës dhe kriteret për të dalluar një inteligjencë. 2-Vizioni I propozuar në fushën e arsimit. Gardner u ofron mësuesve një liri të madhe në zbatimin e teorisë së tij në klasë, si dhe kjo teori mbetet një mënyrë për të përmbushur objektivat mësimore. Ai nuk pajtohet me shkollën “ uniformë” ku të gjithë nxënësit mësohen me të njëjtën mënyrë, me të njëjtin ritëm ku kanë shumë pak opsione. [9]
Përfundime
RedaktoTeoria e Inteligjencës së shumëfishtë ,mund të jetë një mjet i fuqishëm dhe interesant me ndikim të dukshëm të drejtëpërdrejtë në fushën e arsimit, këshillimit dhe biznesit. Ndërsa fokusohet më tepër në fuqitë e personit dhe nënkupton një pamje të shumëfishtë, sistemore dhe dinamike të inteligjencës, ajo nxit rritjen e ndjeshme të vetëbesimit, motivimit, punës në ekip dhe aftësive të lidershipit, së bashku me një kuptim më të mirë dhe mbajtjen e informacioneve. Kjo qasje gjithashtu i ndihmon njerëzit te ri-zbulojnë burimet e tyre krijuese, të bëhen tolerantë, të hapur, aktiv, mbështetës, kurioz dhe në fund të fundit punonjësit më të mirë dhe qytetarët e një bote në zhvillim të vazhdueshëm dhe fleksibël.Ndërsa mund të ketë disa pyetje dhe çështje të rëndësishme rreth konceptit të inteligjencës së shumëfishtë të Howard Gardner, ai ende ka pasur dobi në arsim. Ajo ka ndihmuar një numër të konsiderueshëm edukatorësh për të vënë në dyshim punën e tyre dhe për t'i inkurajuar ata që të shohin përtej kufijve të ngushtë të ligjëratave dominante të aftësimit, kurrikulës dhe testimit. Për shembull, Mindy Kornhaber dhe kolegët e saj në Projektin SUMIT (Shkollat që përdorin teoria e inteligjencës së shumëfishtë) kanë ekzaminuar performancën e një numri të shkollave dhe kanë konstatuar se ka patur përfitime të konsiderueshme në lidhje me rezultatet e SAT, pjesëmarrjen prindërore dhe disiplinën (me vetë shkollat e atribuojnë këtë në teorinë e MI). Në masën që teoria e inteligjencës së shumëfishtë të Howard Gardner ka ndihmuar edukatorët të reflektojnë mbi praktikën e tyre dhe duke u dhënë atyre një bazë për të zgjeruar fokusin e tyre dhe për të marrë pjesë në atë që mund t'i ndihmojë njerëzit që të jetojnë mirë jetët e tyre, atëherë ajo duhet të gjykohet si një shtesë e dobishme .
Referime
Redakto- ^ https://www.verywellmind.com/gardners-theory-of-multiple-intelligences-2795161
- ^ "theory of multiple intelligencies" (PDF).
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "here" (PDF).
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "archive". Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2012. Marrë më 4 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ https://www.cornerstone.edu/blogs/lifelong-learning-matters/post/what-are-multiple-intelligences-and-how-do-they-affect-learning
- ^ https://www.ukessays.com/essays/education/benefits-of-multiple-intelligence-in-english-language-teaching-education-essay.php
- ^ Sula, Gerda (2018). Të nxënët-nga teoria në praktikë. Tiranë: Botimet Kumi. fq. 189–190, 191–192. ISBN 978-9928-181-67-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ https://www.amazon.com/Multiple-Intelligences-Adult-Literacy-Practitioners/dp/0807743461
- ^ Gardner, H. (2006). Multiple intelligences : New horizons . Basic books.
- ^ "Mesimdhenia e diferencuar dhe inteligjencat e shumefishta".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Teaching Students With Existential Intelligence".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)