Dita Ndërkombëtare e Pyjeve është një ditë ndërkombëtare e cila shënohet më 21 mars.[1] Si e tillë ajo është shpallur me një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara miratuar më 28 nëntor të vitit 2012. [2] Çdo vit, ngjarje të ndryshme shënojnë këtë ditë duke ngritur dhe formësuar vetëdijen për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve, si dhe pemëve jashtë pyjeve, në dobi të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm. [3] [4] Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve vendet inkurajohen të ndërmarrin përpjekje për të organizuar aktivitete lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare që përfshijnë pyje dhe pemë, siç janë fushatat për mbjelljen e pemëve. Sekretariati i Forumit të Kombeve të Bashkuara për Pyjet, në bashkëpunim me Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë, inkurajon shënimin e ngjarjeve të tilla në bashkëpunim me qeveritë, Partneritetin Bashkëpunues për Pyjet dhe organizatat ndërkombëtare, rajonale dhe vendore. [5] Dita Ndërkombëtare e Pyjeve është shënuar për herë të parë më 21 mars të vitit 2013.

Peisazh pylli afër Vushtrrisë, Kosovë

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Shënohet Dita Ndërkombëtare e Pyjeve". KlanKosova. 21 mars 2018. Marrë më 22 dhjetor 2019.
  2. ^ "International Day of Forests," Arkivuar 28 mars 2020 tek Wayback Machine United Nations General Assembly, November 28, 2012.
  3. ^ Holmgren, Peter. 2013, March 21. "Sharing positive views about forests and trees on the International Day of Forests," CIFOR. Accessed: March 21, 2013.
  4. ^ "21 Reasons To Celebrate The Value Of Trees In Honor Of International Day Of Forests" (në anglisht). Huffington Post. Marrë më 21 nëntor 2014.
  5. ^ "International Day of Forests," Arkivuar 12 prill 2016 tek Wayback Machine FAO.org. Accessed: March 20, 2015.