Inxhinieria e Gjeo-Mjedisit është ndërthurje e shumë disiplinave per zgjidhjen e problemeve që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e burimeve natyrore .

Shpjegim
Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.

Problemet kryesore qe adresohen nga Inxhinieret e Gjeo-Mjedisit i perkasin mbrojtjes se zonave nënujore te pakontaminuara si dhe rehabilitimit ose pastrimit te zonave nënujore dhe sipërfaqësore që janë kontaminuar nga një ose më shumë faktorë (p.sh. derdhjet e industrisë kimike, rrjedhja nga objektet e izolimit te mbeturinave, depërtimi i pesticideve, rrjedhjet ne vend-depozimitet e naftës dhe gazit, etj.). Meqënëse natyra e problemeve qe adresohen ne Inxhinierinë e Gjeo-Mjedisit është e larmishme, zgjidhjet e problemeve mjedisore kërkojnë në mënyrë tipike ekspertizen e një numri te madh profesionistësh, të cilët zotërojnë një diversitet të ngjashëm në termat e kualifikimit arsimor dhe trajnues. Për shkak të këtij diversiteti, ndërveprimet teknike eficente dhe efektive midis këtyre profesionisteve mund të jetë problematike. Pavarësisht kësaj, profesionistët që zotërojnë njohuri të zgjeruara në një numër të madh disiplinash që lidhen me problemet gjeomjedisore mund të lehtësojnë ndërveprimin profesional që nevojitet për plotësimin me sukses të projekteve gjeomjedisore brenda një mjedisi multidisiplinar. Prandaj, programi i Inxhinierise së Gjeomjedisit në UPT është një program ndërdisiplinor që përfaqëson pikëtakimin midis Inxhinierisë Mjedisore, Inxhinierisë Gjeoteknike dhe Inxhinierisë Ujore. Studentët e Inxhinierisë së Gjeomjedisit marrin në mënyrë tipike arsimim të detajuar në njërën prej këtyre 3 nën-disiplinave të Inxhinierisë së Gjeomjedisit, si dhe arsimim formal në njërën ose dy prej nën-disiplinave dhe në disiplina të tjera që mbështeten në shkencë (p.sh. shkencat e tokës, shkencat e dherave).

Studentët e diplomuar në Inxhinierinë e Gjeomjedisit marrin në shqyrtim kryesisht çështjet e listuara më poshtë:

• Efektet e mbetjeve të lëngshme në karakteristikat e materialeve mbrojtës (pajtueshmeria)

• Strategjitë për të mbajtur nën kontroll format e mbetjeve të rrezikshme (p.sh. nanombetjet, mbetjet farmaceutike, mbetjet shtazore)

• Transporti i kontrolluar përmes barrierave të dherave me depertueshmeri të ulët

• Zhvillimi dhe vlerësimi i kontrollit të materialeve mbrojtëse të reja

• Zhvillimi dhe vlerësimi i teknologjive rehabilituese nënujore

• Difuzioni përmes materialeve polimere të përdorura si komponente të sistemeve inxhinierike mbrojtëse

• Vlerësimi i modeleve të transportit dhe rrjedhjes për të parashikuar performancen e sistemeve mbrojtëse dhe rehabilituese

• Gjeosintetika për kontrollin dhe rehabilitimin e aplikimeve

• Aspektet gjeoteknike të kontrollit të mbetjeve dhe sistemeve rehabilituese

• Kullimi i kontaminuesve nga format e stabilizimit/ngurtesimit të mbetjeve

• Kontrolli i mbetjeve minerare dhe rehabilitimi

• Proceset fizike, kimike, dhe biologjike që udhëheqin teknologjitë rehabilituese ne vend-depozitime

• Ndërveprimet fiziko – kimike midis dherave dhe lëngjeve kontaminuese (absorbimi, shkëmbimi i joneve)

• Rrjedhja organike përmes mbulesave të dherave të përdorura për eleminimin e mbetjeve etj