Irena Natalia Sawicka (lindur më 20 shtator 1944Varshavë) është një gjuhëtare polake, ballkanologe dhe sllaviste me interesa të theksuara edhe në albanistikë. Ajo është ndër gjuhëtaret më autoritative botërore që është marrë me shqipen dhe ka kontribuar shumë për përhapjen, kultivimin dhe studimin e shqipes në Poloni, por edhe për promovimin e albanologjisë në botë.

Arsimimi

Redakto

Në vitin 1968, ajo përfundoi studimet në fushën e filologjisë sllave në Universitetin e Varshavës. Pas studimeve, ajo filloi punën në Institutin e Slavisitikës të Akademisë së Shkencave të Polonisë (PAN). Në vitin 1972, ajo fitoi gradën e doktoratës me një punim mbi strukturën e grupeve të bashkëtingëlloreve në gjuhët sllave, nën drejtimin e Janusz Siatkowski. Në vitin 1978, ajo fitoi gradën e habilitimit në Universitetin e Varshavës me temën "Problematika e predikacionit emëror në gjuhën serbo-kroate".

Mësimdhënëse universitare

Redakto

Në vitin 1991, ajo mori titullin profesor i shkencave humane dhe punoi në Institutin e Slavisitikës deri në vitin 1992, pas së cilës u punësua në Departamentin e Studimeve Krahasimtare Sllave në Universitetin “Nikola Kopernik” në Torun, ku për shumë vjet drejtoi Institutin e Filologjisë Sllave dhe Studimeve Ballkanike. Në kuadër të këtij universiteti, ajo mbajti edhe kurset e shqipes, duke kualifikuar disa nga ballkanistët më të shquar polakë të sotëm në albanistikë. Në vitin 2014, ajo doli në pension.

Fushat e specializimit

Redakto

Sawicka u specializua në fonetikë dhe fonologji të gjuhëve sllave dhe ballkanike, përfshirë shqipen, si dhe në tipologji dhe gjuhësi gjeografike, me një vështrim të posaçëm në gjuhët sllave të jugut dhe shqipen. Ajo është autore e shumë punimeve pionierë në fushën e gramatikës dhe fleksionit të gjuhës shqipe në Poloni. Ndër studimet e saj më të rëndësishme për shqipen janë ai për strukturën e rrokjes në gjuhën shqipe dhe ai për strukturën e rrokjes te arbëreshët e Italisë. Këto janë përfshirë në monografinë “Struktura e rrokjes shqipe”, botuar në bashkautorsi me ish-studenten e saj Karolina Dargiel, publikuar më 2018 nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës.

Pjesëmarrja në konferenca dhe çmimet

Redakto

Ajo ka marrë pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare dhe në konferenca të ndryshme albanistike në Kosovë. Në vitin 1989, ajo mori shpërblimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Akademisë së Shkencave të Polonisë, disa herë çmimet e Rektorit të Universitetit të Torunit, si dhe çmimin “Goce Delçev” të Republikës së Maqedonisë dhe “Blaže Koneski” të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë për kontributet e saj në gjuhën maqedonase.

Pozitat dhe anëtarësitë

Redakto

Sawicka është redaktore e shumë publikimeve dhe anëtare e bordit të disa revistave shkencore. Ajo është anëtare e Asociacionit Ndërkombëtar të Shkencave të Fonetikës, e Komisionit për Gjuhësi Ballkanike dhe e Komisionit për Kulturë dhe Histori të Ballkanit, si dhe e Komisionit për Fonetikë dhe Fonologji Sllave të Komitetit Ndërkombëtar të Sllavistëve, ndër të tjera.

Rikthimi në Institut

Redakto

Prej vitit 2010, ajo punon sërish në Institutin e Slavisitikës të Akademisë së Shkencave të Polonisë. Ajo ka mbajtur mësim edhe në Universitetin e Poznanit dhe vazhdon të jetë aktive në fushën e saj të specializimit, duke kontribuar në studimet dhe kërkimet gjuhësore, veçanërisht në fushën e albanologjisë dhe gjuhëve ballkanike.

Publikime të zgjedhura

Redakto
  • "Struktura e rrokjeve në gjuhët ballkanike" (ISBN 83-04-02322-9)
  • "Struktura e grupeve bashkëtingëllore në gjuhët sllave" (1974)
  • "Problemi i kallëzuesit emëror në shembullin e gjuhës serbokroate" (1979)
  • "Struktura e rrokjes në gjuhët ballkanike" (1987)
  • "Fonologjia e maqedonishtes standarde" (1991)
  • "Fonologjia kontrastive e polonishtes dhe serbo-kroatishtes" (1988)
  • "Fonologjia kontrastive polako-bullgare"
  • "Tiparet fonologjike të unionit gjuhësor ballkanik" (1997)
  • "Palatalet e gjuhëve sllave" (1999)
  • "Paradigmat e fleksionit të shqipes" (2005)
  • "Albanologjia polake" (2007)
  • "Struktura e rrokjes shqipe" (bashkë me Karolina Dargiel), 2018

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • Pracownicy nauki i dydaktyki Uniwersytetu Mikołaja Kopernika 1945–2004. Materiały do biografii (në polonisht), Toruń: Wydawnictwo Uniwersytetu Mikołaja Kopernika, 2006, fq. 603, ISBN 83-231-1988-0
  • Prof. dr hab. Irena Natalia Sawicka, [w:] baza „Ludzie nauki” portalu Nauka Polska (OPI) [online] [dostęp 2009-10-31]