Ishujt Galapagos
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Ishujt Galapagos janë një arkipelag ishujsh vullkanikë të shpërndarë rreth ekuatorit në Oqeanin Paqësor, 972 km në perëndim të Ekuadorit kontinental. Ishujt Galapagos janë një e Trashëgimi Botërore e UNESCO-s: kafshët e egra jane veçoria e tij më e dukshme. Ishujt Galapagos dhe ujërat e tij përreth janë pjesë e një krahinë, një parku kombëtar, dhe një rezervë biologjike detare. Gjuha kryesore mbi ishujt është spanjolle. Ishujt kanë një popullsi prej rreth 40.000 banore , e cila është ritur 40-fish në 50 vitet e fundit. Gjeologjikisht ishujt janë të rinj dhe të njohur për numrin e tyre të madh të llojeve endemike, të cilat janë studiuar nga Charles Darwin gjatë udhetimit te tij. Vëzhgimet dhe koleksionet e tij kane kontribuar në teorine e Darvinit të evolucionit nga seleksionimi natyror.
Grafiku i parë i ishujve është bërë nga pirati Ambrozi Cowley në vitin 1684. Ai e emëroi ishujt me emra individuale sipas emrave te shokeve te tij ose sipas emrave te fisnikeve te qe e ndihmuan ate. Kohët e fundit, qeveria ekuadoriane i dha shumicës se ishujve emra spanjollë. Megjithëse emrat spanjoll janë zyrtare, shumë përdorues (sidomos ekologet) vazhdojnë të përdorin emrat e vjetër angleze, veçanërisht ata te përdorur nga Charles Darwin kur vizitoi keta ishuj.
Pozicioni Gjeografik
RedaktoIshujt janë të vendosur në Oqeanin Paqësor lindor, 973 km (604 milje) jashtë bregut perëndimor të Amerikës së Jugut. Masë më e afërt tokësore është kontinent i Ekuador në lindje (vendi të cilit ata i përkasin),në Veri është Island Cocos 720 km (447 milje) dhe ne Jugu është ishulli i Pashkëve dhe San Felix Island në nje largesi prej 3.200 km (1.990 milje ).
Ishujt janë vendosur në koordinatat 1°40'V-1°36'J, 89°16'-92°01'P. Ishujt janë vendosur në të dy hemisferat veriore dhe jugore me Volcan Wolf and Volcano Ecuador on Isla Isabela dhe ndodhen ne te njejten vije me ekuatorin. Española ishulli me jugor dhe Darvin ishulli me verior janë të shtrirë mbi një distancë prej 220 km (137 miles). Organizata Ndërkombëtare Hidrografik (ONH) i konsideron ata plotesisht brenda Oqeani Paqësor Jugut, megjithatë. Archipelagu Galapagos përbëhet prej 7.880 km katrore (3.042 milje katrore) të shpërndarë ne tokë mbi 45.000 km katrore (28.000 milje) ne oqean. Ishulli me i madh, Isabela, eshte 4.640 km katrore dhe përbën gjysmën e sipërfaqes të ishujve Galapagos. Volcán Wolf mbi Isabela është pika më e lartë me një lartësi prej 1.707 m (5.600 ft) mbi nivelin e detit.
Grupi përbëhet nga 13 ishuj kryesore, 5 ishuj të vegjel, dhe 107 shkëmbinj ishullore. Ishujt janë të vendosur në kryqëzim Triple Galapagos. Ajo është gjithashtu maja me e nxehtë e ishujve Galapagos, një vend ku korja e tokës është ende duke u shkrirë , duke krijuar keshtu vullkan. Ishulli më i vjetër mendohet të jete formuar reth 5 deri 10 milion vite më parë. Ishujt më të rinj, Isabela dhe Fernandina, janë ende duke u formuar. Llava qe shpertheu ne prill 2009 ne ishulli vullkanik Fernandina ka filluar që te rrjedhe në drejtim të bregdetit te ishullit.
Klima
RedaktoEdhe pse gjendet në Ekuator rryma detare Humboldt Current sjell ujë të ftohtë në ishuj, duke shkaktuar te ftohta të shpeshta gjatë vitit. Koha është e ndikuar periodikisht nga El Nino fenomen që sjell temperatura te ngrohta dhe shira te rëndë.
Gjatë sezonit të njohur si "Garua" (qershor-nëntor) temperatura e detit është 22 °C (71,6 °F), një erë e vazhdueshme dhe e fotohtë fryn nga Jugu dhe nga Juglindja, dhe nje shi I imet bie gjate pjeses me te madhe te dites, së bashku me mjegullen e dendur që fsheh ishuj. Gjatë sezonit të ngrohtë (dhjetor-maj) temperatura mesatare e ajrit dhe e ujit ngrihet në 25 °C (77 °F), ka shira te forte dhe dielli shqelqen kudo. Moti ndryshon me ritjen e lartesise në ishujt e mëdhenj. Temperatura zvogëlohet gradualisht me ritjen e lartesise , ndërsa reshjet shtohen për shkak të lagështisë ne re dhe në shpate. Ka një ndryshim të madh persa I perket sasaisë të reshjeve qe bien nga një vend në tjetrin, jo vetëm ne lartësi, por edhe nga pozicionii i ishujve, si dhe nga ndryshimi i stineve.
Reshjet gjithashtu varen nga pozicioni gjeografik. Gjatë marsit 1969 reshje mbi stacionin e Charles Darwin, në bregdetin jugor të Santa Kruz ishin 249,0 mm, ndërsa në ishullin Baltra reshjet, gjatë muajit të njëjtë ishin është vetëm 137,6 mm. Kjo është për shkak të faktit se Baltra është e vendosur prapa Santa Kruz me lidhje me mbizotërimin e erërave te jugut, keshtu qe shumica e lageshtires bie në malesine e Santa Cruz.
Ka ndryshime të rëndësishme në rënien e reshjeve nga njëri vit në tjetrin. Në stacionin e Charles Darwin reshjet gjatë mars 1969 ishtin 249,0 mm, por gjatë marsit 1970 ishtin vetëm 1,2 mm.
Specie te rendesishme
Redakto- Iguana Galápagos e tokes. - Iguana Galápagos e detit. - Breshka Galápagos. - Breshka e gjelber Galápagos. - Trangujt e Detit. - Karabullaku I Detit. - Pinguini Galapagos. - Albatrosi. - Skifteri Galápagos. - 4 Specie Zogjsh Imitues. - Luanet e Detit Galapagos.
Demografia
RedaktoËshtë një nga vendet e paket në botë pa një popullsi vendase. Grupi më i madh etnik është i përbërë nga ekuadorianet Mestizos, pasardhësit e përzier te kolonëve spanjolle dhe te indigjeneve amerikanë, të cilët arritën kryesisht në shekullin e kaluar nga pjesa kontinentale e Ekuadorit.
Në 1959, rreth 1,000 deri në 2,000 vetë i quajten keta ishuj shtëpinë e tyre. Në vitin 1972 nga një regjistrim I bërë në arkipelag u regjistrua një popullsi prej 3.488 njerez. Nga 1980, ky numër ka aritur në më shumë se 15.000 njerëz, dhe ne vitin 2006 ariti rreth 40.000 njerez.Pesë nga ishujt janë të banuar: Baltra, Floreana, Isabela, San Cristobal dhe Santa Kruz.