Ishulli Shën Elena
Ishulli Shën Elena (Saint Helena) është ishull i cili shtrihet në gjysmën jugore të oqeanit Atlantik, 1930 km larg bregdetit të Afrikës Jugperëndimore. Është ishull vullkanik, i cili ka një sipërfaqe prej 122 km², ku jetojnë rreth 5.200 banorë. Ka rëndësi strategjike detare. Kryeqendra administrative është Xhemstaun (2000 banorë). Shën Elena ka rreth 32% popullsi urbane. Njihet në histori si vend i konfinimit të Napoleon Bonapartës, ku e ka edhe varrin (tani shtëpia e tij është muze). Shën Elena është si ishull strategjik i Britanisë së Madhe. Nën administrimin të Shën Elenës janë edhe ishujt Asensipn (1100 km në veriperëndim) me sipërfaqe prej 88 km2 dhe Tristan na Kunja (104 km²) me disa ishuj të vegjël, afër tij: Diego Alvares (93 km²), Inçestibile, etj.