Ishulli i Pelikanit
Ishulli i Pelikanit ndodhet në lagunën e Divjakës, në lartësinë rreth 0.5 m mbi nivelin e saj. Përbën një ishull interesant të formuar nga akumulimet i mbetjeve organike, në të cilin është formuar një ekosistem, ku dallohet një botë shumë e pasur bimore barishtore. Në të folenizon pelikani kaçurel..Ka vlera shkencore (biologjike), ekologjike, didaktike, edukuese. Vizitohet duke marrë rrugën automobilistike Lushnjë – Divjakë - Parku Kombëtar i Pishës së Divjakës.