Islam Lauka
Islam Lauka ka lindur më 18. 06. 1954 në Bytyç të Tropojës. Eshtë diplomat i njohur karriere, studiues dhe autor i disa veprave shkencore.
Arsimimi
RedaktoNë vitin 1976, ka përfunduar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Në vitin 1982, përfundoi kursin e lartë të filozofisë, ndërsa në vitin 1986, atë të diplomacisë.
Në vitin 1994, mbrotji doktoraturën në politologji, në Akademinë Diplomatike të Moskës, në Rusi.
Karriera
RedaktoPas disa viteve punë 1976-1981, si mësimdhënës, në Lekbibaj dhe Bytyç, të rrethit të Tropojës, si dhe drejtues i Komitetit të Rinisë në po këtë rreth (1982-1985), në shtator të vitit 1985, transferohet në Tiranë, në sistemin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në fillim, si i atashuar, referent, shef sektori, ndërsa në vitin 1991, emërohet sekretar i parë dhe, më vonë, i ngarkuar me punë i Ambasadës së Shqipërisë në Moskë. Pas kthimit në atdhe, në vitin 1996, jep dorëheqjen nga Ministria e Jashtme dhe deri në vitin 2005 merret me aktivitet privat. Në vitin 2005, rikthehet në MPJ, duke kryer detyra të rëndësishme si, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë Rajonale, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare dhe Drejtor i Bordit të Institutit të Diasporës. Në vitin 2009, emërohet Ambasador i Shqipërisë në Kosovë.[1] Në periudhën shtator 2013 - mars 2014 ka kryer detyrën e Dekanit të Trupit Diplomatik, të akredituar në Prishtinë.[2] Pas përfundimit të mandatit të tij si ambasador, në mars 2014, transferohet në Tiranë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me gradën diplomatike Ministër Këshilltar, ku qëndroi deri në mars 2015. Aktualisht, është ligjërues në UBT[3] dhe Kolegjin Fama,[4] në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombtare. Nga viti 2003, është Presidenti i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikano – Britanike dhe nga viti 2005 Drejtori Institutit Shqiptar të Studimeve Politike. Ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca ndërkombëtare dhe ka botuar artikuj të shumtë shkencorë, kryesisht, për çështjen e Kosovës, në shtypin vendor dhe atë të huaj.
Veprat
RedaktoVepra kryesore e tij është “Kosova, rast universal apo sui generis” e botuar në vitin 2007, në disa gjuhë të huaja. Në këtë libër, Lauka polemizon, kryesisht, me autorë rusë, rreth “precedentit” të Kosovës, duke i hedhur poshtë pretendimet e tyre për analogji të rastit të Kosovës me “konfliktet e ngrira” në hapsirën e ish Bashkimit Sovjetik dhe duke argumentuar shkencërisht që Kosova është një rast i veçante, i cili kërkon zgjidhje të veçantë dhe se nuk ka alternativë tjetër, veç pavarësimit të saj.
Libra të tjerë:
Redakto“Evoluconi i problemit të Kosovës dhe gjendja e tij aktuale (1994)
“Shkëputja e Kosovës nga Rusia” (2007)
“Kosova e pavarur ose dështimi i kryqëzatës ruso-serbe” (2011)
Bashkëautor i librave:
Redakto“Shqipëria në arkivat ruse” (2006)
“ Antologjia e kryqëzimit: qëndrimi rus ndaj çështjes shqiptare, 1878-2012”(2012)
Botues:
Redakto“Toni Bler për shqiptarët " (Ramiz Lushaj, 2001)
“Marrëdhëniet shqiptaro-hebraike” (Haxhi Bajraktari,2009)
“Medlin Ollbrajt- misionarja e Kosovës (Fatbardha Lauka, 2011)
Për këto libra, ai ka shkruar edhe parathënien e tyre .
Jeta personale
RedaktoËshte i martuar me Fatbardha Laukën dhe ka një djalë dhe dy vajza.
Vlerësime
RedaktoËshtë shpallur dy herë qytetar nderi, fillimisht në komunën e Bytyçit (2010) dhe në Bashkinë e qytetit të Bajram[lidhje e vdekur] Currit (2015), në të dyja rastet me motivacion të njejtë – për argumentimin shkencor dhe mbrojtjen diplomatike të çështjes së Kosovës, si dhe lobimin për njohjen e saj si shtet i pavarur dhe sovran.
Referime
Redakto- ^ http://www.ambasadat.gov.al/kosovo/
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 10 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ UBT
- ^ “Fama Arkivuar 9 korrik 2015 tek Wayback Machine”