Ismajl Kurteshi Lindi më 15. 02. 1952 në Gjilan. Ka studiuar gjuhën dhe letërsinë angleze nga viti 1971 – 1976 në Universitetin e Prishtinës. Është njëri ndër punëtorët e parë të Televizionit të Prishtinës. Në këtë institucion, deri në vitin 1988, është angazhuar për programe cilësore. Nga ky vit, deri më 1998, e ushtroi profesionin e arsimtarit në Gjimnazin e Gjilanit.

Në kohën e luftës kontribuoi si kryetar i Këshillit të Emergjencave në Gjilan. Në vitin 1999 u zgjodh kryetar i Komunës së Gjilanit. Prej viti 2001 deri në vitin 2010 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

Është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.