Istraga poturica (cirilik: Истрага Потурица[1] është emërtimi me të cilin u quajt asgjësimi i muslimanëve malazezë (të ashtuquajturit poturica) një ditë Krishtlindjesh në fund të shekullit XVII apo në fillim të shekullit XVIII prej krerëve ortodoksë malazezë me urdhër të Vlladikës Danilo I Njegoshi (i cili sundoi nga viti 1697-1735).[2]

Përmbledhje Redakto

Me këtë veprim, popullsia myslimane u likuidua ose konvertua në ortodoksë, dhe një numër i madh i tyre u largua drejt territoreve tjera osmane. Për ekzekutimin e kësaj masakre u zgjodh festa më e madhe krishtere e Krishtlindjeve, simbol i paqes dhe dashurisë mes njerëzve. Ka studjues si Ilarion Ruvarac që besojnë se këto ngjarje nuk kanë ndodhur. Ndërsa tekstet e fundit të historiografisë malazeze e trajtojnë si fenomen ngushtësisht lokal që ka ndodhur vetëm në fisin e Çekliqëve (Ćeklići plemena), njëri prej 20 fiseve të Malit të Zi të vjetër.

Istraga poturicën Riza Gruda e radhit si genocidin të dytë me radhë ndaj muslimanëve të Ballkanit, kur u vranë me mijëra, ndërsa një numër i vogël u shpërngul jasht këtyre viseve. Këto ngjarje janë kënduar dhe përbën bërthamën e poemës së famshme epike Kurora e Maleve, të cilën e shkroi Petar II Petroviq Njegosh.

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Arhaični pojam "istraga" znači "zatiranje traga" i ne podudara se sa suvremenim značenjem. Kuptimi i moçëm i foljes "istraga" kishte kuptimin e "me ia tretë udhën" apo "me ia zhdukë gjurmët" dhe nuk përkon me kuptimin e sotshëm.
  2. ^ Vujačić, Veljko (2015). Nationalism, Myth, and the State in Russia and Serbia (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 136. ISBN 9781107074088.