Istref Haxhillari u lind në Pogradec, ku mbaroi arsimin e mesëm dhe në vitin 1977 është diplomuar për Fizikë në Universitetin e Tiranës. Në priudhën 1984 - 85 ka kryer kursin pasuniversitar për këtë specialitet. Ka punuar mësues dhe drejtor shkolle në disa fshatra, pastaj për pesë vjet shef i arsimit të rrethit Pogradec, më pas përgjegjës i burimeve njerëzore në Drejtorinë Arsimore të rrethit etj. Aktualisht punon mësues në shkollën e mesme të qytetit. Ka filluar të botojë herët në shtypin pedagogjik artikuj për mësimdhënien e lëndës së fizikës dhe probleme të tjera të këtij spektri, kryesisht drejtimit të shkollës. Ndonse mësues i shkencave egzakte është dashuruar me letërsinë që në fillesë të karierës së tij. Prej disa vitesh ka botuar tregime, ese dhe publiçistikë në shtypin periodik.

Botimet:

• “Përthyerje”, tregime & ese, 2007

• “Pesha e kohës”, roman 2008

• “Bari i ujkut”, proza 2009

• “Ëndrrat kryqëzojnë kohën”, novelë në dy gjuhë shqip-anglisht botuar në vitin 2009.

• “Hapësirat rrallohen prej dhimbjes”, ese 2010

• “Thikat e Vardarit”, novelë 2010.

• “Grinata”, tregime 2011

Lidhje të jashtme

Redakto