Isuf Kalo (Luzat, 1942 - 19 janar 2023) ka qenë endokrinolog dhe diabetolog shqiptar, hartues tekstesh shkencore, doktor shkencash si dhe profesor i mjekësisë. Ai po ashtu shërbeu si doktori personal i diktatorit Enver Hoxha. Emri i tij u shqua më tej vite pas diktaturës për memuarin e tij Blloku (Tiranë, 2019).

Lindi në vitin 1942 në Luzat të Tepelenës. Studimet i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1964. Në vitin 1985 Kalo ishte mjeku personal i Enver Hoxhës. Midis 1991 dhe 2004 ai u punësua nga Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën (në Kopenhagë), duke drejtuar Programin Evropian të Diabetit dhe më vonë Programin e Cilësisë së Sistemit Shëndetësor në Evropë.

Ai është autor i një sërë botimesh në shtypin mjekësor në Shqipëri dhe jashtë saj, si dhe është anëtar nderi i disa komiteteve ndërkombëtare dhe shoqatave mjekësore në Evropë. U nda nga jeta më 19 janar 2023.

Referime

Redakto