Izolimi i antimateries
Sipas “modelit standard” të fizikës kuantike, çdo grimcë elementare e materies (proton, neutron, elektron) ka të bashkëvlefshmen e saj në botën e antimateries me ngarkesë dhe spin të anasjelltë. Për shembull, elektronit i korrespondon pozitroni (thërmijë që rrotullohet rreth atomit por me ngarkesë pozitive). E njëjta gjë ndodh për antiprotonin (të anasjelltin e protonit) që ka një ngarkesë negative dhe që është i vendosur në bërthamën e antiatomit.
Historiku
RedaktoKrijimi i antimateries në laborator ose përdorim i saj në teknologji nuk është më një risi. Problemi qëndron në studimin e karakteristikave të saj. Antimateria është tmerrësisht e paqëndrueshme në botën e materies. Sapo një thërmijë antimaterieje prek një thërmijë materieje anihilohet (zhduket) duke cliruar kështu energji. Duke qenë se në botën që na rrethon materia është kudo e pranishme, nuk ka shumë vend për të pritur antimaterien… përvec CERN-it. Duke qenë se boshllëku total nuk ekziston në praktikë (sado të arrijmë të krijojmë boshllek do të mbetet një sasi e vogël atomesh), shkencëtarët e CERN-it përvec krijimit të një boshllëku maksimal të lejueshem nga teknologjitë e sotme, kanë gjetur edhe një zgjidhje tjetër për të ndaluar takimin e antimateries me materien. Falë fushave të forta magnetike ata kanë arritur të ulin në minimum energjinë e thërrmijave të antimateries në mënyrë që të lëviznin sa më pak të ishte e mundur. Duke lëvizur fare pak për normat e botës atomike, antithërmijat kishin më pak mundësi të takonin thërmijat e materies që gjendeshin në boshllëkun e krijuar. Kështu, 38 antiatomet e hidrogjenit të krijuar kanë mundur të qëndrojnë në “jetë” për 2/10 e sekondës. Një kohë e mjaftueshme për të arritur të regjistroheshin të dhëna mbi sjelljen dhe karakteristikat e tyre. Të dhëna që pas studimit do të mund të na lejojnë të njohim më mirë këtë botë të cuditshme që mendohet se mund të ketë krijuar edhe universe antimaterieje.
Lidhje të jashtme
Redakto- Freeview Video 'Antimatter' by the Vega Science Trust and the BBC/OU
- CERN Webcasts (RealPlayer required)
- What is Antimatter? (from the Frequently Asked Questions at the Center for Antimatter-Matter Studies)
- FAQ from CERN with lots of information about antimatter aimed at the general reader, posted in response to antimatter's fictional portrayal in Angels & Demons
- What is direct CP-violation?
- Animated illustration of antihydrogen production at CERN from the Exploratorium.