Java Agent DEvelopment Framework (ose JADE) është një strukturë e zhvilluar krejtësisht në gjuhën Java. Ajo lehtëson zhvillimin e sistemeve me shumë agjentë (multi-agent systems) që i përgjigjen specifikave FIPA dhe me anë të ndërfaqeve grafike ndihmon rregullimin dhe shpërndarjen e kodit. Platforma mund të jetë e shpërndare në makina të ndryshme (jo kushtimisht me të njëjtin sistem shfrytëzimi) dhe konfigurimi mund të kontrollohet nga një ndërfaqe që vepron në largësi. Konfigurimi mund të ndryshojë edhe gjate ekzekutimit ku një agjent mund të lëviz nga një makine në tjetrën sipas nevojave.

Java Agent DEvelopment Framework
Versioni i fundit4.3.2 / 28 mars 2014; Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme Gabim shprehjeje: Operator i papritur < më parë
Statusi i zhvillimitAktive
Gjuhet e programimitJava (gjuhe programimi)
Sistemi operativShume-perfshires
Përdoret përSistem me shume agjent
LicencaGNU Lesser General Public License
Faqja zyrtarejade.tilab.com

Projekti JADE

Redakto

Projekti lindi në vitin 2000 nga TILAB (Telecom Italia Lab) dhe në vitin 2003 i bashkohet një nga partneret kryesor në ecurinë e projektit, kompania Motorola. JADE-Board është një organizate jo-fitim-prurëse me qëllim promovimin e platformës JADE tek kompanitë mobile të telekomunikacionit dhe krijimin e një standardi de-facto në sektorin e komunikimit.

Anëterët e bordit

Redakto
  • Telecom Italia Lab: Themeluesi dhe krijuesi i JADE
  • Motorola: Kontribues kyç në JADE dhe në veçanti për shtesat në kontekstin wireless
  • Whitestein Technologies AG: Kompani ne fushën e teknologjisë dhe informacionit me një angazhim te veçantë në fushën e sistemeve me shumë agjent.
  • Profactor GmbH: Shoqëri jo-fitim prurëse e bazuar mbi zgjidhje për biznese te vogla dhe të mesme.
  • France Telecom R&D: Një nga kompanitë lider në telekomunikacion.

Lidhje të jashtme

Redakto