JC Gonzalez
Juan Camilo Gonzalez, njohur artistikisht si JC Gonzalez, është një aktor dhe kantautor Kolumbian.Karriera e tij filloj në 2009-ën,ku mori pjesë në reklama te ndryshme në Teksas.Gonzalez ishte gjithashtu një pjesëmarrës në Making Menudo, një reality show i MTV ku përzgjidheshin 25 këngëtar që zotëronin dy gjuhë.Gonzalez është shfaqur gjithashtu në filma dhe TV, si psh Parks and Recreation,Blue (seriali në Internet) dhe Los Americans.
Vitet e para
RedaktoGonzalez u lind në Bogota,Kolumbi më 1990-ën.Ai ka dy vëllezër (motra) më të vegjël.Gonzalez është klasifikuar si fëmij hiperaktiv, prandaj mori nofkën "tërmeti".Gonzalez dhe familja e tij u transferuan në Houston kur ai ishte shtat vjeç në mënyre që vëllai i tij më i vogël mund të kurohej.
Gonzalez filloj shkollën fillore në Gimnasio Los Caobos në Bogota,Kolumbi dhe më pas Clements High School në Sugar Land,Texas.
JC Gonzalez është karakterizuar nga impulsi i tij,nënvizuar nga portali 'Pantallazos de Noticias' ,ku pretendojnë se ka tipare nga gyshja e nënës 'Cándida Rueda' , e njohur si menaxherja e Hotel San Carlos në Santander, Kolumbi.
Artisti ka bërë të ditur në disa intervista se një nga shtysat e tij është i vellai Daniel, i cili ka kaluar një sëmundje të çuditshme të quajtur Antrhrogryposis Multiplex Congenita (AMC), dhe i ka mësuar se pa përpjekje nuk ka shpërblim dhe nga kjo vjen disiplina e tij.
Karriera
RedaktoMuzika
RedaktoGonzalez ka inçizuar materiale origjinale si dhe një remiks të këngës "El Perdon" nga Enrique Iglesias dhe Nicky Jam.
Që nga viti 2016,Gonzalez ishte duke përgatitur albumin e tij solo, titulluar Awakin, i cili do të kishte këngë në anglisht dhe spanjisht i shoqëruar me një miks ritmesh latine, rrepi dhe popi amerikan.
Televizioni dhe kinemaja
RedaktoGonzalez filloj karrierën e tij si aktor me reklama televizive në Teksas.Pasi mbaroj gjimnazin,Gonzalez u transferua në Los Angelos ku filloj të punonte në industrinë e reklamave dhe serialeve televizive.Ai është shfaqur në reklama të kompanive Ford,Honda dhe AT&T.
Në Janar të 2007-ës,Gonzalez bëri një provë për Making Menudo në Los Angelos.Ai nuk u pranua,kështu që filloj mësime kërcimi dhe riprovoj sërisht në Dallas.Aty ai u përzgjodh nga këngëtari portorikan Luis Fonsi dhe nga folësi në radio Daniel Luna si një nga 25 pjesëmarrësit që do shkonin në New York City ku dhe u filmuan në seritë Road to Menudo.
Në 2007-ën,për të njëjtin projekt Making Menudo,Gonzalez u zgjodh për të qënë antar jurie i versionit të ri të bandës latine Menudo.Këta do ishin një përzierje e muzikave urbane, pop dhe rrok në anglisht dhe spanjisht që krijuan disa albume nën siglën e Sony BMG Epic Records.Disa audicione u mbajtën në qytetet e Los Angelos-it,Dallas-it,Miami-t,New York City-it, ndër te tjera.Gonzalez ishte pjesë e garës së Dallas-it ku bashkë me folësin e radios Daniel Luna, zgjodhën pjesëmarrës të ndryshëm, ku 1 ndër 25 konkurentët ishte dhe Gonzalez.
Si pjesë e spektaklit,Gonzalez bashkë me 14 aspirant artist të tjerë,u trajnua në këndim dhe kërcim në South Beach,Florida për gati 4 muaj.
Gonzalez, përgjatë karrierës së tij si aktor mori pjesë në seritë Los Americans (2011),të cilat qenë të karakterizuara nga një fokus multigjenerational, një familje e klasës së mesme që jetonte në Los Angelos.Gjatë shfaqjes së serive,ai mori pjesë bashkë me Esai Morales,Lupe Ontiveros,Tony Plana,Raymond Cruz,Yvonne DeLaRosa dhe Ana Villafane.
Në 2009,Gonzalez u shfaq në episodin Parks and Recreation të serialit Sister City si Jhnonny,një praktikant Venezuelian.Në 2010,Gonzalez luajti rolin kryesor në videon e Kaya Rosenthal (Can't Get You Out of My Mind).Gonzalez ka marr pjesë githashtu edhe në Locked Up Abroad,Hard Times,How to rock dhe Parenthood.Në 2010-ën,Gonzalez luajti një rol në Victorious në episodin (Survival of the Hottest).
Në Banged Up Abroad,JC Gonzalez luajti rolin e vellait të Lia McCord-it,i cili u arrestua në aeroportin e Bangladesh-it për trafik narkotikësh.
Në 2010-ën,në sezonin e dytë të dramës-komedi të NBC Parenthood,Gonzalez luajti rolin e një kërcimtari në episodin The Berger Cometh.
Gjithashtu në 2010-ën,Gonzalez punoj me Ariana Grande në episodin Survival of the Hottest të Victorious.
Në Parenthood (sezoni i 2-të) Gonzalez luajti rolin e një djali të ri të një shoqërie vëllazërore në episodin Orange Alert.Më pas në 2011-ën,Gonzalez punoj në episodin Big Time Strike të Big Time Rush.
Në 2012-ën,Gonzalez luajti rolin e një lojtari rregbie "të fort" në episodin How to Rock a Newscast në serialin amerikan për adoleshent How to Rock i cili u shfaq në Nickelodeon nga 4 Shkurt deri më 8 Dhjetor 2012.
Gjatë 2015-ës dhe 2018-ës arritjet e shquara të Gonzalez u pasqyruan edhe në rolin e Jake në episodin "Blue Christmas" të serialit televiziv amerikan NCIS:New Orleans,rolin e "Kyle" në serialin televiziv dramë amerikan 9-1-1 dhe një shfaqje e shkurtër si "DJ Diego Spiz" në serialin televiziv Goliath.
Gonzalez u shfaq edhe në Los Americans, një serial në Internet që filloj më Maj 2011.Në 2013-ën,Gonzalez u shfaq në serialet në Internet Blue.Gonzalez është shfaqur edhe në seriale të tjera në Internet si Ragdolls në 2013-ën.Në 2015-ën,Gonzalez luajti rolin e Jake në programin NCIS:New Orleans, episodi Blue Christmas.
Jeta personale
RedaktoGonzalez u rrit në Sugar Land,Texas, në periferi të Houston-it dhe aktualisht jeton në Los Angelos,Kaliforni.
Filmografia
RedaktoFilma dhe Video
RedaktoTV
RedaktoSeriale në Web
RedaktoViti | Titulli | Roli | Shënime |
---|---|---|---|
2009 | Love Fifteen | Cindy Lee's son | Cindy Lee (Paola Turbay) |
2011 | Los Americans by Dennis E. Leoni | Paul Valenzuela | Episodes: Going to Mexico; The Truth Hurts; Secrets; Lead Us Not Unto Temptation; Family Heirloom; The Legacy; Fish and House Guests; Happy Birthday |
2013 | Blue (web series) | Harry | Episode: What Kind of a Name Is Blue? by Rodrigo Garcia |
Reklama
RedaktoKëngë
RedaktoViti | Titulli | Klasifikimi | Albumi | |
---|---|---|---|---|
E.E.U.U R&B | E.E.U.U Rap | |||
2015 | Equation of Love | — | — | Equation of Love – Single |
2015 | Quiet Game | — | — | Quiet Game – Single |
2015 | Cupid | — | — | AwakIN |
2015 | Zoom | — | — | Zoom – Single |
2015 | Prendete | — | — | AwakIN |
2016 | Solitary Conversations | — | — | 2moonS |
2016 | Luchando | — | — | 2moonS |
2016 | Let me be me | — | — | 2moonS |