Jakup Rrustem Buçinca (1918 – 2004) lindi më 06.06.1918 në fshatin Zabel I Ulët KK Drenas. Ai ishte fëmiu i pestë dhe më i vogli i prindërve Rrustem dhe Sadbere (Orana) Buçinca. Rrjedh nga një familje e varfër por bujare, ku gjyshi i tij Selimi kishte lënë plangë dhe shtëpi në fshatin Buçincë të Toplicës më 1878, dhe pas disa bredhjeve anekënd Kosovës ishin vendosur në fshatin Zabel i Ulët ku jetojnë edhe sot familja e tijë. Jakupi babain e tijë nuk e ka njoftur sepse i vdiç shumë herët dhe u rrit në skamje si të gjithë shqiptarët. Jakupi u rrit nën përkujdesjen e nënës Sadberes dhe vëllait Isufit i cili që në moshë të re i ra mbi supe barra e familjes. Duke parë padrejtësitë që bënë sllavo – komunistët pas luftës së dytë botërore, Jakupi i frymëzuar nga Azem Bolleqevci (të cilin e kishin mik shtëpie) së bashku me një grup shokësh si: Hamit Hoda, Hamdi Gruda, Osman Beqa, Bajram Cakaj (Dervishi), Qazim Zogu, Avdullah Ferati, Isuf Cakiqi, Musë Nishori formuan grupin e NDSH-së. Ky grup punoi ne kushte dhe rrethana shumë të vështira sepse OZNA i përcillte hap pas hapi. Në atë kohë Jakupi punonte në shitoren e Komoranit dhe takimi me shokë mundësohej më lehtë. Ky grup kishte marr iniciativën nga Azem Jashanica, Gjon Serreqi, Marie Shllaku dhe Ajet Gërguri. Jakupi në këte organizatë kishte rolin e furnizuesit si me armë ashtu edhe me mjete finansiare. Jakupi pasi u vërejt nga UDBA se po punon për ilegalen, u pushua nga puna në shitoren e Komoranit. Për të siguruar egzistencën e familjes dhe për të humbur gjurmë nga ndjekësit e UDB-së ai u detyrua që të punonte në minieren e Magurës (Goleshit). Edhe aty nuk pushoi së vepruari gjer sa grupi ra në kurthë nga pjestarët e UDB–së. Grupi u zbulua në shkurt të vitit 1952 ku Jakupi u burgos më 25.02.1952. Jakupi u burgos derisa ishte duke punuar në Minjerene Goleshit ku me vehte kishte një revole dhe ate ia dha shokut të tij Bajram Vuniqi nga Versheci, ku së bashku me revolen ia dha edhe orën e dorës që të iu tregonte antarëve të familjes se Jakupin e mori UDBA. Jakupi ishte i martuar me Fazë Pllanën nga Prugoci i Prishtinës, dhe para se të burgosej kishin një vajzë (Hajrijen) Pasi u burgosen i tër grupi gjyqi u organizue në prill të vitit 1952 dhe Jakupi u denua me tri vite burg të rëndë të cilat i mbajti në burgun famëkeq të Nishit. Pasi kthehet nga burgu Jakupi detyrohet që të punoj në Zagreb, pasi këtu nuk mund të gjendej punë për te si “armik i popullit” gjer në vitin 1963. Në Zagreb Jakupi është takue me Hoxhë Molla Ramë Govorin nga Hertica me të cilin e kanë vazhdue aktivitetin patriotik. Rama ka ra pastaj në burg dhe Jakupi është detyruar që të largohet nga Zagrebi, që të mos burgosej edhe ai. Ndonëse nuk kishte mundësi që ta vizitonte Ramë Govorin në burg ai vazhdimisht i dërgonte nipërit Shyqiri Jashanica (djalë i motrës) dhe Sabit Buqinca (djalë i vëllaut) që ta vizitonin dhe të i dërgonin duhan dhe ushqime. Në vitin 1963 kolonët serbo – malazez, ish bashkëpunëtorët e UDB–së dhe OZN-ës nuk kishin më vend këtu dhe filluan ta lëshonin Drenicën. Jakupi me paratë që kishte kursyer gjatë punës në Zagreb dhe me disa hua bleu tokën e malazezit Millutin Gjudoviq dhe filloi të merret me bujqësi. Jakupi jetoi me nderë dhe burrëri ku la pas vehtes tre djemë dhe katër vajza e shumë nipër e mbesa. Jakupi Vdiq më 18.prill 2004 ku edhe u varros në fshatin e tij të lindjes. Se ishte njeri i menqur dhe autoritar tregoi edhe varrimi i tij ku nuk mbahej në mend ndonjë varrim më madhështor në Zabel të Ulët.