Jali i Vunoit
Jali i Vunoit është gji deti në bregun shqiptar të Jonit, 2 km në jug të fshatit Vuno, një nga gjiret më piktoreske të Rivierës Shqiptare.
Ka trajtën e një këndi të drejtë dhe futet 500 m në brendi të tokës. Skajet veriore e jugore janë shkëmbore, të larta e të thepisura, kurse në anën lindore gjendet një plazh zallor. Në vazhdim të plazhit shtrihet një fushë e vogël me lagjen Jal të Vunoit.