Xhejms Kuk (????-1779) (Anëtar i Shoqërisë Mbretërore dhe Flota Mbretërore) ishte një eksplorues, lundrues dhe hartografë britanik, i cili u ngrit në shkallën e Kapitenit në Flotën Mbretërore. Kuk ishte i pari që kreu hartën e ishullit Njufaundlend (Neëfoundland) përpara se të kryente tre udhëtime në Oqeanin Paqësor gjatë të cilave arriti kontaktin e parë evropian në bregdetin e Australisë dhe Ishujt e Havait, po ashtu i rra rreth e përqark Zelandës së Re.[1]

Xhejms Kuk
Rrugët e lundrimeve të Kapitenit Xhejms Kuk. Udhëtimi i parë tregohet me të kuqe, udhëtimi i dytë me jeshile, dhe udhëtimi i tretë me blu. Lundrimi i ekuipazhit të Kukut pas vdekjes së tij tregohet me vijë të ndërprerë blu.

Kuk iu bashkua flotës tregtare britanike kur ishte adoleshent,[2] kurse Flotës Mbretërore në 1755. Ai mori pjesë në Luftën Shtatë-vjeçare dhe më vonë kundroi dhe përfundoi hartën e shumicës së hyrjes të Lumit Shën Lorenc gjatë rrethimit të Kebekut. Kjo e lejoi Gjeneral Wolfe të bënte sulmet e tij të famshme të fshehta në Lëndinat e Abrahamit dhe e ndihmoi Kukun të vihej re prej Admiralëve dhe Shoqatës Mbretërore. Kjo erdhi në një pikë të rëndësishme si në karrierën personale edhe në drejtimin e eksplorimeve britanike. Më 1766, ai u bë komandant në anijen Endeavour për të parin nga tre udhëtimet e tij në Paqësor.

Kuku vendosi në hartat evropiane shumë ishuj dhe vija bregdetare për herë të parë. Arritjet e tij mund ti atribuohen kombinimit të aftësive të tija si detar, vëzhgues dhe hartograf i shkëlqyer, si dhe guximi për të eksploruar vendndodhje të rrezikshme për të konfirmuar faktet (për shembull zhytja në rrethin Antarktik përsërimisht dhe eksplorimi përreth Barrierës së Madhe të Shkëmbinjve Nënujorë), apo aftësia për të drejtuar burrat në kushte të papërshtatshme dhe zelli për të zbatuar udhëzimet e dhëna nga Admiralët.[2]

Kuk vdiq në Havai në luftim me vendasit gjatë udhëtimit të tij të tretë eksplorues në Paqësor në 1779.

Referimet

Redakto