Jani Kasneci
Jani Kasneci nga Vunoi, 1735 – 1814, i shkolluar ne Padova të Italisë. U kthye në atdhe ku u përfshi ndër kapedanët e Bregut të Detit në luftimet kundër pushtuesve osmanë. U zgjodh përfaqësues i Labërisë dhe Himarës në Kuvendin e Malësisë së Mbishkodrës, për mbrojtjen e trojeve shqiptare, kundër shovinisteve malazezë. U vra në këto luftime në Shkodër më 1814.