Jani Thomai është arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog shqiptar.

Jani Thomai ka lindur më 2 shkurt të vitit 1935 në Seman të Fierit, mësimet e para i mori në vendlindje, ato të mesme – në Shkodër, ndërsa të lartën – në Tiranë. Më 1958, kur mbaroi studimet e larta, filloi punë në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, në sektorin e leksikologjisë e të leksikografisë. Më 1967 merr gradën “Kandidat i shkencave filologjike”, kurse më 1984 - “Doktor i shkencave filologjike”. Titullin “Profesor” e mer më 1994. Në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Nga pena e Tij janë shkruar 148 punime shkencore, të botuara jo vetëm në Shqipëri e në Ballkan, por edhe jashtë në gjuhët anglisht, gjermanisht, italisht e rusisht.