"Janinës ç'i panë sytë" është një këngë popullore polifonike labe.

Paraqitja

Redakto

Kënga u shfaq për herë të parë në publik në festivalin folklorik në Gjirokastër në vitin 1983. Grupi polifonik i Lapardhasë me marrë Feti Brahimin e këndoi në këtë festival.

Historiku

Redakto

Kënga përmend ngjarje historike ndoshta të viteve 1840 – 1890 dhe ka për vendngjarje Janinën, pikërisht Pesë Puset (turq. Beşpınar, greq. Pentepigadhia), si një ish-zonë e jetës kulturore të shqiptarëve. Kënga i referohet Zenel Çelos nga fshati Horë-Vranisht që pasi vret pashain në tendën e tij zihet ne pusi.

Teksti

Redakto

Teksti në gjuhën e njësuar letrare:[1]

Janinës çi panë sytë,
ish e prëmte ajo ditë.
Te pesë puset në grykë
Zenel Çelua vet i dytë.
Zeneli me të Velçiotë
dhe trimi Jaçe Mavrova.
Çau mes përmes taborë,
kur shtriu Pashanë e njohën.

Referimet

Redakto