Jashar Sejdiu
Jashar Sejdiu lindi në vitin 1955 në Bozovcë, është këngëtar dhe folklorist shqiptar nga trevat shqiptare në Maqedoni
Biografia
RedaktoJashar Sejdiu, lindi në vitin 1955 në fshatin Bozovcë që gjendet thellë në rrëzë të malit Sharr. rrjedh nga një familje e varfër, por fisnike e njohur në këtë fshat si një familje shumë e urtë.
Jashari shkollën katër vjepare e ka kryer në vendlindje, të mesmen në Tetovë, pastaj vazhdoi Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë.
Filloi të këndojë që në moshën e re së bashku më vëllanë e tij.
Sukseset artistike si "Vllezërit Sejdiu"
RedaktoVëllezërit Sejdiu që nga viti 1978 u bënë anëtarë të rregullt të Shoqatës Kulturoro-Artistike Sh.K.A. Xheladin Zeqiri të Tetovës ku morën pjesë në shumë koncerte dhe festivale të ndryshme anë e mbanë Maqedonisë dhe në Kosovë.
Më vitin 1995 morën pjesë në festivalin "Oda Dibrane 1995" ku u shpërblyen si Rapsod më të mirë të festivalit më këngët "Ç’ka Tetova që lëshon Gjamën” dhe “Jam i lumtur që jam shqiptarë".
Pastaj më vitin 1996 përsëri në festivalin "Oda Dibrane 1996" kënga ”Kur kam qenë një herë më i ri” u shpall si këngë më e mirë në festival. Po këtë vit morën pjesë edhe në festivalin që u mbajte në Preshëvë ,ku u vlerësuan si dueti më i mirë në Festival me këngën ”Malloja bylikin Shullanit”. Kjo ishte një këngë kërçovare.
Në vitin 2000 patën një turne nëpër skandinavi ku u pritën shume mirë nga shqiptarët që punojnë atje, dhe shumë e shumë suksese të tjera.
Vëllezërit Sejdiu edhe sot e kësaj dite janë anëtarë të Sh.K.A, “Xheladin Zeqiri“ të Tetovës që këta dy vëllezër që janë legjendë e gjallë e këngëve të bukura të trevave të Maqedonisë perëndimore.