Jashar bej Shkupi

politikan

Jashar bej Shkupi (Yaşar  Bej) lindi në vitin 1860 në qytetin e Shkupit, në kohën e Perandorinë Osmane dhe ka vdekur në vitin 1919Stamboll, u rrit dhe u shkollua në Shkup por nuk kemi të dhëna të hollësishme.


Jashar bej Shkupi ishte një politikan, patriot dhe ideolog i kohës, pjesëtar i Lidhjes së Prizrenit më 1878. Ai ishte një politikan dhe figurë publike e njohur. Një kohë ka qenë kryetar i Degës së Lidhjes së Prizrenit për Sanxhakun e Shkupit dhe prefekt i Shkupit nga muaji dhjetor në vitin 1880 deri në muajin prill të vitit 1881. Jashar beu dha kontribut të madh në finansimin e arsimit shqip dhe në çështjet politike-shoqërore në Shkup e Maqedoni. Me mjetet e veta materiale bëri renovimin e objekteve e monumenteve kulturoro-historike të Shkupit. Sipas të dhënave historike, mbishkrimit në Bezistan, në vitin 1892-1893, Jashar Beu, bashkë me Husein Beun dhe Osman Beun, bënë restaurimin e Bezistanit në Shkup. Jashar Beu ka vdekur në vitin 1919 në Stamboll në moshën 59 vjeçare.

Në vitin 2008, shteti dëshiroi që në shtëpinë e Jashar Beut të vendosej një muze “i lirisë”. Pas kundërshtimeve dhe përkrahjeve ideja për një kohë shkoi huq. Nga të dhënat historike thuhet se Jashar Beu, i cili përmendet edhe si kryetari i parë i Shkupit, ndërtoi shtëpinë e tij rreth vitit 1885, në vendin e shtëpisë së mëparshme familjare, e cila ishte shkatërruar nga zjarri. Më vonë shtëpia i përkiste nipërve dhe mbesave të tij deri në vitin 2003, kur ajo u shit për një emigrant që jetonte në Zvicër. Në vitin 2007, për t’ju shmangur ndërhyrjeve dhe transformimeve të objektit, objekti u vendos nën mbrojtje, si një objekt me rëndësi historike dhe kulturore. Por me ndërrimin e qeverive, shtëpia u shndërrua në muze, kurse në të janë paraqitur eksponate nga periudha e Lidhjes së Prizrenit në 1878 deri në konfliktin maqedono-shqiptar të vitit 2001. Artifaktet përfshijnë armë të vjetra, fotografi, monedha, dokumente, uniforma të ULAK-së dhe flamuj.

NderimeRedakto

Në vitin 2019, Posta e Maqedonisë e lëshoi në qarkullin një pullë postare me pamjen e Jashar Bej Shkupit.

Pos kësaj në kohët e sotme në Shkup, në lagjen Dyqanxhik, në Çair, gjendet një shkollë fillore me emrin e tij, e ndërtuar në vitin 1959, nuk ka ndonjë shenjë tjetër për përkujtimin e jetës dhe veprës së tij.

ReferimeRedakto