54°04′34″N 37°31′34″E / 54.07611°N 37.52611°E / 54.07611; 37.52611

Shtëpia e Leon Tolstoit në Jasnaja Poljana.

Jasnaja Poljana (Russian: Ясная Поляна, IPA: [ˈjasnəjə pɐˈlʲanə], fjalë për fjalë:"Lëndina e ndritshme") është një shtëpi muze, shtëpia e dikurshme e shkrimtarit Leon Tolstoi.[1] Ajo është 12 kilometres (7.5 mi), në jugperëndim të qytetit Tula, Rusi dhe 200 kilometres (120 mi) nga Moska.[2]

Tolstoi u lind në këtë shtëpi, e këtu shkroi edhe romanet Lufta dhe paqja dhe Ana Karenina si dhe kaloi një pjesë të jetës. Madje edhe varri i Tolstoit ndodhet në një zabel aty afër. Tolstoi ate e quajti Jasnaja Poljana (Lëndina e ndritshme) e që paraqet edhe një lloj "kështjelle letrare të paarritshme". [3]

Në qershor të vitit 1921, pasuria u shtetëzua dhe zyrtarisht u transformua në muze përkujtimor. Në fillim muzeu u drejtua nga Alexandra Tolstaja, vajza e shkrimtarit. Drejtori aktual i muzeut është stër-stërnipi i madh i Tolstoit, Vladimir Tolstoi. [4] [5] Muzeu përmban artefaktet dhe sendet e luajtshme personale të Tolstoit, si dhe bibliotekën e tij me 22,000 vëllime. Muzeu i pasurive të patundshme përmban rezidencën e shkrimtarit, shkollën të cilën ai e themeloi për fëmijët fshatarë dhe një park ku ndodhet varri i pa zbukuruar i Tolstoit.

Leon Tolstoi në Jasnaja Poljana

Redakto
 
Një rrugë me pemë që të çon nga porta e Jasna Poljanës në shtëpinë e Tolstoit.

Në kohën kur Tolstoi jetonte atje, Jasnaja Poljana kishte rreth 4,000 acres (1,600 ha), në një kodër me një pjerrësi të vogël e me një pyll të dendur origjinal (Pylli i Rendit të Vjetër) në skajin e sipërm, dhe një seri prej katër pellgjesh, në nivele të ndryshme. Prona kishte katër grupe të shtëpive fshatare për rreth 350 fshatarë që jetonin dhe punonin aty. [6]

Këtu në Jasnaja Poljana Tolstoi shkroi veprën Lufta dhe paqja midis viteve 1862 - 1869, dhe Anna Karenina midis viteve 1873 - 1877. Ai i shkruante romanet me dorë me shkrime shumë të vogla, me shumë shtesa, fshirje, korigjime e shënime, dhe pastaj ia jepte draftin gruas së tij, e cila bënte një kopje të pastër natën, e të cilën Tolstoi e rishkruante të nesërmen. Çdo kapitull kalonte nëpër pesë - gjashtë skica, dhe kështu lindi Lufta dhe paqja. Të gjitha skicimet u ruajtën nga gruaja e tij dhe tani ndodhen në Muzeun Rumyantsev në Moskë. [7]

Kur ai jetonte dhe punonte në Jasnaja Poljana, Tolstoi zgjohej në orën 7:00 të mëngjesit (07:00 me kohën lokale), bënte ushtrime fizike dhe ecte nëpër park, pastaj fillonte shkrimet e tij. Gjatë sezonit të korrjeve ai shpesh punonte në fusha bashkë me fshatarët, si për ushtrime fizike, ashtu edhe për ta bërë shkrimin e tij për jetën fshatare më realiste. Ai gjithashtu shkonte në shkollën për fëmijët fshatarë të cilën e kishte krijuar në një ndërtesë, dhe ku fëmijëve u jepte mësime të ndryshme. [8]

Në Jasnaja Poljana Tolstoi mirëpriti pothuajse të gjitha figurat e rëndësishme kulturore dhe artistike ruse të kohës së tij. Mysafirët e tij mes tjerash ishin Anton Çehovi, Ivan Turgenjevi [9], Maksim Gorki, piktorët Valentin Serov dhe Ilya Repin [10] etj.  

Pas vdekjes së Tolstoit

Redakto

Në vitin 1919, Qeveria Sovjetike e vendosi Jasnaja Poljanën zyrtarisht nën mbrojtjen e shtetit, dhe në qershor të vitit 1921 Jasnaja Poljana u shtetëzua duke u bërë një muze kombëtar, me rreth 3.147 vizitorë në vitin e tij të parë. [11]

Në tetor 1941, kur gjermanët iu afruan Moskës, 110 arka të mbushura me ekspozitat e muzeut u evakuuan në Moskë, dhe më pas në Tomsk. Prona u pushtua nga gjermanët për 45 ditë, kur edhe Shtëpia e Leon Tolstoit u kthye në një spital, ndërsa ushtarët gjermanë që vdiqën në spital u varrosën pranë varrit të Tolstoit. [12] Një zjarr gjatë periudhës së okupimit e dëmtoi katin e sipërm të shtëpisë. Pas luftës, pasuria u rikthye në formën sesi dukej kur Tolstoi jetonte atje. [13] Propaganda sovjetike e shfrytëzoi mosrespektimin e gjermanëve për vlerën kulturore të shtëpisë në filmin dokumentar të luftës në vitin 1942 Moska Strikes Back. [14]

Kuzminski dhe shkolla

Redakto
 
Shkolla e Jasnaja Poljanës në vitet 1861-1862

Pjesa e Jasnaja Poljanës e njohur si Kuzminski, fillimisht ishte pjesë e shtëpisë së madhe të ndërtuar nga babai i Tolstoit, e cila më vonë u rrënua. Më 1859 Tolstoi e ktheu atë në një shkollë për fëmijët fshatarë, e ku ai aplikoi në praktikë pikëpamjet pedagogjike dhe teoritë e tij mbi arsimin. Pas vitit 1862, ajo u bë shtëpia e motrës më të vogël të gruas së tij, Tatjana Andrejevna Kuzminski, dhe familjes së saj. Aty kah viti 1897 kishte filluar shkatërrimi i saj. [15]

Varri i Leon Tolstoit

Redakto
 
Varri i Tolstoit në "Vendin e shkopit të gjelbër" në Pyllin e rendit të vjetër në Jasnaja Poljana.

Shumë kohë para se të vdiste, Tolstoi vet kishte caktuar vendin se ku dëshironte të varrosej; në një vend të vogël e të pastër, të njohur si "vendi i shkopit të gjelbër", ngjitur me një luginë të gjatë në një pjesë të pyllit të vjetër të quajtur Pylli i rendit të vjetër (Старый Заказ, Stariy Zakaz) sepse prerja e pemëve atje ishte ndaluar që nga koha e gjyshit të tij, prandaj shumë prej pemëve ishin të vjetra mbi njëqind vjeç. Emrin "vendi i shkopit të gjelbër" ia kishte dhënë vëllai i madh i Tolstoit, Nikolai, i cili kishte thënë se personi që do të gjente shkopin magjik të fshehur atje nuk do të vdiste kurrë ose nuk do të sëmurej. [16]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Rosamund Bartlett, Tolstoy a Russian Life, Profile books, 2011, p25
  2. ^ Rosamund Bartlett, Tolstoy a Russian Life, Profile, 2011, pviii, p22
  3. ^ Suzanne Massie, Land of the Firebird, p. 308
  4. ^ Vladimir Ilyich Tolstoy Arkivuar 23 shkurt 2019 tek Wayback Machine at the official Yasnaya Polyana website
  5. ^ Living with Leo: Tolstoy's impressive dynasty by Holly Williams of The Independent, 20 November 2010
  6. ^ Suzanne Massie, Land of the Firebird, p. 308
  7. ^ Suzanne Massie, p. 310
  8. ^ Narrative of tour guides at Yasnaya Poloyana, summer 2010.
  9. ^ Rosamund Bartlett, p274
  10. ^ Rosamund Bartlett, p297
  11. ^ Official website of Yasnaya Polyana
  12. ^ Their remains were moved to another cemetery after the war, according to the narrative of excursion guides at Yasnaya Polyana.
  13. ^ After the war the Soviet Government and the American officials at the Nuremberg Trials accused the Germans of pillaging the home; ""They destroyed the estate and museum of Leo Tolstoy, "Yasnaya Polyana" and desecrated the grave of the great writer", said Robert H. Jackson during the Nuremberg trials (see The Case Against the Nazi War Criminals: Opening Statement for the United States of America, A.A. Knopf, 1946, page 164). Anton Sterzl - Das Tolstoi-Haus, 1992, Langen Müller in der F.A. Herbig Verlagsbuchhandlung GmbH München, Germany
  14. ^ Bennett, M. Todd (1 nëntor 2012). One World, Big Screen: Hollywood, the Allies, and World War II (në anglisht). UNC Press Books. fq. 4. ISBN 978-0-8078-3746-7.
  15. ^ Rosamund Bartlett, p32
  16. ^ Official website of Yasnaya Polyana. For the magic wand story, see also Suzanne Massie (p. 308) and Zverev, Lev Tolstoy.

Bibliografia

Redakto
  • Suzanne Massie, Land of the Firebird, the Beauty of Old Russia, Simon and Schuster, New York 1980.
  • Aleksey Zveryev and Vladimir Tunimanov, Lev Tolstoy, Moldaya Gvardiya Publishers, Moscow, 2007 Stampa:Ru,  ISBN 978-5-235-03037-4.

Lidhje të jashtme

Redakto