Makina virtuale e Java (ang. Java Virtual Machine ose shkurt JVM) paraqet një grumbull të programeve kompjuterike si dhe strukturave të dhënave të cilat duke e shfrytëzuar konceptin e makinës virtuale ekzekutojnë programe dhe skripte[1]. Modeli i cili shfrytëzohet nga JVM merret me një gjuhë ndërmjetësuese kompjuterike e cila njihet si Java bajtkod (ang. bytecode).

Pra, JVM funksionon me Java bajtkodin i cili zakonisht (mirëpo jo patjetër) prodhohet nga kodi burimor që është bë në gjuhën programuese Java. Duhet cekur që JVM mund të shfrytëzohet edhe për gjuhë tjera programuese. Për shembull, kodi burimor që është bë në gjuhën programuese Ada mund të përpilohet në Java bajtkod, i cili më pas mund të ekzekutohet nga JVM.

JVM është pjesë kritike e platformës Java. Për shkak se JVM1 ofrohet për platforma të ndryshme harduerike dhe softuerike, programet në gjuhën programuese Java mund të shkruhen një herë dhe të ekzekutohen kudo.

Referime

Redakto
  1. ^ "Your First Cup: An Introduction to the Java EE Platform (Chapter 2)" (në anglisht). Sun Microsystems, Inc. 2006. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2009. Marrë më 2009-01-25.

Lidhjet e jashtme

Redakto